Ku po shkon Partia Demokratike? Flet Sekretari i Përgjithshëm, Enkelejd Alibeaj

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj, ka qenë i ftuar në një intervistë për emisionin ‘Breaking’, me gazetarin Xhoi Malësia në Top News.

Ai foli kryesisht për Komisionin e Reformës Zgjedhore, qëndrimin e tij ndaj deputetëve të Rithemelimit si dhe ndaj sistemit të drejtësisë.

I pyetur në lidhje me zhvillimet në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Alibeaj i shpreh se

“PD ka kërkuar reformën zgjedhore për interesin e shqiptarëve duhet bërë ndryshim në kodin zgjedhor.

Por jo vetëm kodi zgjedhor, do sjellë zgjedhje të lira dhe të rregullta, çështja është të vullneti politik i mazhorancës, e cila mund t’i prishë apo t’i rregullojë.

Kësaj radhe ka disa arsye shtese, janë rekomandimet ODHIR, që janë përsëritur si shitblerja e votës, përdorimi i administratës, i buxhetit të shtetit, por ka dhe tre vendimet e Gjykatës Kushtetuese që kanë goditur kodin zgjedhor të 2022 dhe kanë krijuar vakuume ligjore, të cilat pa u mbushur, praktikisht nuk bën zgjedhje.

GJK ka thënë që çdo shqiptar brenda apo jashtë ka të drejtën të votojë, dhe këtë të drejtë duhet t’ia garantojë shteti shqiptar. Nëse do ishim në situatë që diasporës nuk do i garantohej e drejtë vote, me llogari të thjeshta përllogariten që janë 1.4 apo 1.5 votues në Shqipëri. Pra pothuajse gjysma e shqiptarëve nuk u është dhënë e drejta dhe nëse nuk merr pjesë gjysma, zgjedhjet janë jo legjitime apo jo të vlefshme. Përsa i përket herësit, Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar. GJK përcakton si duhet të shpërndahen mandatet dhe tashmë duhet domosdoshmëri që të mbushë këtë boshllëk dhe ne kemi ofruar zgjidhjen tonë që janë listat e hapura”.

Për sa i përket përfaqësuesve të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Alibeaj tha se ndryshe nga ç’mendohet, opozita ka përfaqësuesit e saj, dhe rithemelimi ka më shumë përfaqësues së PD zyrtare.

“Komisoni i Reformës Zgjedhore është bëre mes partive politike, sepse zgjedhjet janë proces konkurrimi mes partive politike. Partitë parlamentare si PL kanë përfaqësuesit e vet, ashtu si dhe PDIU, apo PR. Përsa i përket opozitës janë vetëm dy anëtarë të linjës zyrtare të PD, për PL është Vasili, për PDIU është Idrizi, për PR është Mediu për Rithemelimin ka më shumë se PD, pasi ka tre anëtarë madje është një anëtar i katërt, vendi i zonjës Duma. Raportet janë 2: 4: 1:1: 1. Është një përfaqësim i ndershëm për këdo”.

Në lidhje me Reformën në Drejtësi, Alibeaj thotë se PD mbështet sistemin e Drejtësisë.

“Besoj se qëndrimi më i drejtë ndaj Sistemit të Drejtësisë është ky që kemi marrë tashmë, mbështetje, dhënie besimi dhe pranimi ose nënshtrimi pas asnjë koment ndaj veprimtarisë së SPAK-ut.

Të gjitha shpërthimet e kryeministrit teksa sulmonte SPAK-un si psh, pse SPAK-u godet vetëm majtas, ky është sulmi më i hapur që mund t’i bëje e politikisht një prokurori, Rithemelimi shantazhon prokurorët me emër me mbiemër, të vetmit qëndrim korrekt është ky joni, e lemë të lirë e mbështesim për kërkesat. Natyrisht ka gjithmonë mundësi për t’u përmirësuar. Por sot ka dhënë produkt, sot kemi një ish zv. Kryeministër të akuzuar dhe një ish Kryeministër, por edhe në krimin e organizuar ka dhënë shenja të veprimtarisë serioze. Pra politika duhet të mos vendos pengesa.

Përsa i përket zgjehdjeve të 2025 Alibeaj tha se i ka shanset për të fituar:

“Sondazhet tregojnë rënie të votës popullore dhe në zgjedhjet e 2023 ka rënie, pra nuk merr gjysmën e atyre që votojnë. Kjo jep një të dhënë të thjeshtë mbi të cilën mund të ngrihen projektet për të ardhmen. Shumica dërrmuese e shqiptarëve që votojnë nuk mbështesin këtë qeveri. Ç’duhet të bëjë opozita? Për të optimizuar votën, duhet të bëjmë aleat shqiptarët duke u dhënë atyre një sistem me lista të hapura, ku shqiptarët zgjedhin vetë deputetin e tyre gjejnë një arsye për të shkuar për të votuar”, tha Alibeaj.

Exit mobile version