Ku shkojnë 120 milionë eurot e taksës së qarkullimit?

An employee of GSA Austria (Money Service Austria) holds wads of new 500 euro banknotes at the company's headquarters in Vienna July 22, 2013. The GSA delivers new and collects old currency for the Austrian National Bank. REUTERS/Leonhard Foeger (AUSTRIA - Tags: POLITICS BUSINESS TPX IMAGES OF THE DAY) - RTX11V1K

Kjo shumë është e barabartë me fondin që qeveria pritet të vërë në dispozicion për mirëmbajtjen e rrugëve të paktën në 4 vitet në vijim…
Të ardhurat nga taksa e qarkullimit dhe e karbonit që vilen te karburantet pritet të arrijnë këtë vit në 16.5 miliardë lekë (120 milionë euro). Kjo shumë është e barabartë me fondin që qeveria pritet të vërë në dispozicion për mirëmbajtjen e rrugëve të paktën në 4 vitet në vijim.
Tatimi që parimisht ka për destinacion mirëmbajtjen e rrugëve dhe që paguhet nga përdoruesit e automjeteve te çmimi i karburantit kalon disafish nevojat e mirëmbajtjes që kërkon infrastruktura rrugore. Por kjo nuk po e pengon qeverinë të programojë dhënien me koncesion kundrejt pagesës së akseve kryesore në vend.
Shqipëria ka nivelin e taksimit më të lartë në rajon për naftën, për rrjedhojë vendi ka edhe e çmimin më të lartë të produktit në tregjet e pakicës.
Në Shqipëri, nafta taksohet si vijon: Akciza, 37 lekë për litër; Taksa e qarkullimit, 27 lekë për litër; Taksa e karbonit, 3 lekë për litër. Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila. TVSH (e parë) arrin në 21 lekë për litër.
Në Maqedoni, taksat direkte mbi naftën janë vetëm akciza, me rreth 28 lekë për litër (0.2 cent për litër) dhe TVSH, në rreth 15 lekë për litër (norma e TVSH-së në Maqedoni është 18%, ndërsa zbatohet mbi një çmim 70% më të ulët se në Shqipëri).
Taksa e qarkullimit është e pesta për nga rëndësia në të ardhurat buxhetore pas TVSH, tatimit mbi fitimin, tatimit mbi të ardhurat personale dhe taksave nacionale.

Exit mobile version