Eshtrat e një personi janë gjetur në një përrua në Pukë. Pasditen e djeshme, rreth orës 16:00, në fshatin Sapaq, në vendin e quajtur “Përroi i Stanit të Lleshit” në përrua, u gjetën eshtra të dekompozuar të një njeriu, kafka, brezi i legenit, gjymtyrët e poshtme, një këmishë, një triko leshi, një palë çorape, një çakmak dhe disa kartëmonedha me prerje 500 lekëshe, bëjnë me dije burime nga policia.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se eshtrat i përkasin shtetasit N.K., 88 vjeç, banues në fshatin Kryezi, i shpallur në kërkim, më 16 gusht të vitit 2014. Dyshohet se i moshuari ka rrëshkitur në përrua dhe është mbytur, ndërkohë që vijojnë veprimet e mëtejshme. Lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Pukës për ndjekje të mëtejshme.
Ndërkohë, një kufomë u gjet pranë Portit të Peshkimit në Durrës. Sipas informacioneve të policise lokale, turpi i pajetë u gjet në det, midis zonës së trageteve dhe peshkimit. Nga këqyrjet e para konstatohet se ai është Pjetqr Frroku, 54 vjeç nga Lezha, i cili ishte punësuar si peshkatar në një firmq peshkimi në Durrës. Policia njofton se nga këqyrja, nuk ka shenja të dhunës. Po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së këtij personi.