Maskat me detyrim/ Mjeku: Shqiptarët ja morën dorën Ramës që nxjerr “ligje” nga Facebook-u…

Nga Ilir ALLKJA

KRYEMINISTËR ËSHTË, AQ DI, AQ BËN!

Në fillimet e pandemisë, ndërkohë që vendi ishte në shtetrrethim, me plot viktima te shënuara, Rama thoshte se maskat nuk mbronin nga virusi COVID-19.

Madje kryeministri “i gjithë ditur” thotë se, ata qe nuk ishin të sëmurë, nuk ishin duke trajtuar një të sëmurë apo nuk punojnë në një mjedis me shumë njerëz, maskat janë jo vetëm të padobishme, po edhe të dëmshme sepse ulnin vigjilencën në zbatimin e rregullave bazë.

Ishte koha kur virologë, epidemiologë e të tjerë mjekë në gjithë botën porositnin fort të #mbahejMASKA!

Sot që Ramë Ziu ka paraljmëruar mbajtjen e maskës edhe në ambjente të hapura, mu kujtua për dreq periudha kur na u ndaluan shëtitjet në park, bregdet, male e pyje.

Gjithsesi shqiptarët ja morën dorën Ramës që nxjerr “ligje” nga Facebook-u sipas vaktit të Surrelit.

Durim njerëz, ishte ky Ramë që ndëshkoi qindra qytetarë me gjoba e sekuestrime, ishte ky që i fali para disa ditësh!

Kujdes njerëz, e keni kryeministër, aq di, aq bën!

121238765 10218245667317864 7939041884165215592 o

121200827 10218245733559520 6278891415100242040 o

Artikulli paraprakÇfarë paralajmëron fjalimi i degraduar i Ramës në Asamblenë Socialiste?
Artikulli tjetërFaktet në një video, PD: Ja si mashtroi Edi Rama fermerët për 7 vjet