Dr Fatmir Terziu
Ditën e mërkurë u miratua në Parlamentin e Shqipërisë, paketa anti-shpifje, e cila u kundërshtua nga opozita, gazetarët, shoqëria civile, por edhe nga mjaft qytetarë, të cilët protestuan. Pavarësisht reagimit, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë nuk ndryshoi qëndrim, duke miratuar ligjin. Tashmë pritet nëse Meta do të dekretojë ligjin apo jo. Sakaq mjaft zëra nga jashtë vendit kanë thkesuar se kjo paketë nuk shërben në të mirë të fjalës së lirë. Mësohet nga mediat se Daniel Koski, i ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA ka dhënë një mesazh të qartë për shoqërinë shqiptare, ndërsa u bëri thirrje “që mos të kthehen kurrë në një vend ku mungon fjala e lirë”.
Duhet theksuar, se vërtet shumë vende kanë miratuar ligje në përgjigje të dezinformatave në internet dhe gjuhës së urrejtjes në vitet e fundit, por këto gjithnjë kanë qenë të kritikuara dhe kanë shërbyer në të kundërt, ose për qëllime të theksuara politike. Kritikët thonë se mund të përdoren gjithashtu për të heshtur kundërshtarët politikë dhe maskuar mosmarrëveshjen. Autoritarizmi në internet më gjerësisht është në rritje, dhe ka vite që ka një problematikë të krituikuar në mjaft raste. Por, ajo që ndoshta është më shqetësuese është prova që shfaqet se mbylljet e blogjeve dhe anëve të tjera mediatike të ngjashme, mund të ndihmojnë në nxitje të dhunës. Një punim pune i botuar në shkurt të këtij viti nga Dr Jan Rydzak, një studiues në Inkubatorin e Politikës Dixhitale të Stanfordit, shikon efektet e mbylljeve në disa vende, sidomos në Indi. Hulumtimi sugjeron, se ndërprerjet e informacionit “detyrojnë pjesëmarrësit në veprimet kolektive të zëvendësojnë taktikat jo të dhunshme me ato të dhunshme, që kanë më pak mbështetje në komunikim dhe koordinim efektiv”.
Jan Rydzak është një Studiues i Kërkimit dhe Drejtor i Asociuar për Programin në Inkubatorin Global të Politikës Dixhitale të Universitetit Stanford (GDPi). Ai ka një doktoraturë dhe një MA në Qeverisje dhe Politikë Publike nga Universiteti i Arizonës, si dhe një Master në Gjuhët Moderne nga Universiteti Maria Curie-Skłodoëska në Poloni. Dr Jan ka punuar në kryqëzimin e kërkimit, politikave dhe komunikimit për të drejtat e njeriut në mjedise të ndryshme, përfshirë Komisionin Evropian dhe Iniciativën e Rrjetit Global me shumë palë të interesuara përmes një Felloëship të Google Policy. Hulumtimi i tij i doktoraturës u përqëndrua në ndërprerjet në komunikimin dixhital (mbylljet e rrjetit) dhe efektet e tyre në veprimin kolektiv, si ndër-kombëtar, ashtu edhe nën-kombëtar. Ai ka botuar një raport mbi të drejtat e njeriut dhe mbylljet përmes GNI si dhe komentin në Politikën e Jashtme. Ndaj fjala e tij e bazuar në realitetin e kërkimeve shkencore, duhet të konsiderohet edhe nga Parlamenti i Shqipërisë, nga Institucioni i Presidentit dhe nga të gjthë ata që e kanë mbështetur sadopak këtë projekt të Qeverisë Shqiptare të quajtur paketa anti-shpifje.
Faktet janë akoma më kokëforte, nëse e ndjekim edhe një prononcim të hershëm të ish Ambasadorit amerikan në Bullgari James Pardew: “Sot, nuk ka grupe të pavarura të mediave ndërkombëtare, ato janë zëvendësuar nga lokale oligarkët dhe “biznesmenët” që përdorin mediat për të ndikuar qeverinë dhe gjyqësorin.” Sipas diplomatit, kjo tregon më se qartë se një vend i tillë është “i infektuar nga korrupsioni i përhapur” dhe mjedisi mediatik është degraduar rëndë. Ndërsa kjo ka ndodhur në sfondin e sundimit 10-vjeçar të Borisov, dhe është parë si një arsye e fortë nga Diplomati amerikan, natyrisht është edhe momenti që të mos shikohet si një heshtje e një problem i kapërcyeshëm nën pushtetin pak a shumë të ngjashëm të Kryeministrit të sotëm shqiptar.
Mund të jetë e lehtë për tu duartrokitur nga disa kur një qeveri si Shqipëria, shtyn prapa kundër një ndërmarrje historike të fjalës së lirë, për të marrë përsipër kontrollin ndaj gaetarëve dhe medias (në ato pika ku synon paketa), por duhet marrë parasysh për pasojat. Pra, metoda e zgjedhur për ta bërë këtë, plotësisht duke kufizuar aksesin gjatë një kohe krize kaq të gjatë politike shqiptare, duhet të jetë gjithashtu shqetësuese.