Kujt i mburret për rritje ekonomike Edi Rama?

Vitin e kaluar falimentuan 3000 biznese të vogla.

Po të njëjtin vit pesë ortakët e Edi Ramës deklaruan mbi 1.2 miliardë euro të ardhura.

(630 milion euro kompania e Zamirit, 200 milion Çeti, Ulaj 150 milion, Nushi 100 dhe Gjoka rreth 70 milion euro)

Ndërkohë po vjet, 900 mijë shqiptarë kishin Zero para në llogari, dhe 1 milion e 600 të tjerë kishin 100 euro deri në 25 mijë euro.

Pesë njerëz, të gjithë përfitues të tenderave publik, kanë më shumë para se gjithë populli i marrë bashkë.

Ai që i pasuroi këta, është i njëjti që varfëroi pjesën tjetër të shqiptarëve.

Ajo që gjendet në kasafortat e oligarkëve, mungon në tavolinën e shqiptarit të zakonshëm./ Nga Endri Shabani

Artikulli paraprak“Shtetet të sfidojnë Izraelin!”-Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut: T’i jepet përparësi absolute ndalimit të luftës në Gaza
Artikulli tjetërInaugurimi nga Rama i gjimnazit “Babë Duda” në Berat, nxjerr në pah një dramë për të cilën askush nuk flet!