Vitin e kaluar falimentuan 3000 biznese të vogla.
Po të njëjtin vit pesë ortakët e Edi Ramës deklaruan mbi 1.2 miliardë euro të ardhura.
(630 milion euro kompania e Zamirit, 200 milion Çeti, Ulaj 150 milion, Nushi 100 dhe Gjoka rreth 70 milion euro)
Ndërkohë po vjet, 900 mijë shqiptarë kishin Zero para në llogari, dhe 1 milion e 600 të tjerë kishin 100 euro deri në 25 mijë euro.
Pesë njerëz, të gjithë përfitues të tenderave publik, kanë më shumë para se gjithë populli i marrë bashkë.
Ai që i pasuroi këta, është i njëjti që varfëroi pjesën tjetër të shqiptarëve.
Ajo që gjendet në kasafortat e oligarkëve, mungon në tavolinën e shqiptarit të zakonshëm./ Nga Endri Shabani