Eurodeputeti Eduard Kukan, i angazhuar jo pak për Shqipërinë, e konsideron lajm të mirë arritjen e konsensusit për reformën në drejtësi. Me anë të një postimi në Tëitter, ai shkruan se ky është një lajm i mirë që vjen nga Shqipëria. Kukan: Lajm i mirë nga Shqipëria. Urime liderëve politikë në Shqipëri për arritjen e konsensusit për reformën në drejtësi. Për reformën ka reaguar edhe eurodeputeti dhe raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, I cili shkruan se populli shqiptar e meriton reformën në drejtësi. Fleckenstein: Shumë i lumtur për konsensusin e sotëm për reformën në drejtësi. Populli shqiptar e meriton atë. Implementimi nis tani! Jam gati të shkoj atje nëse më kërkohet.
Kryesore
Continue to the categoryFestivali i arkitekturës/ Musai: Akt i mirëfilltë teatral. Po përdoret për...
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...