Këshilltarët e tre bashkive, Kukës, Has dhe Tropojë i janë drejtuar me një peticion, kryeministrit Edi Rama, në të cilin i kërkojnë edhe personalisht: të ushtrojë autoritetin ligjor për konsiderimin e kontratës koncensionare në mospërputhje me interesat e komunitetit e si e tillë, të vendosë anulimin e taksës në Rrugën e Kombit për rajonin e Kukësit”.
Ky është peticioni i dytë i këtyre këshilltarëve lidhur me këtë çështje; një peticion ata i kanë drejtuar edhe Presidentit të Republikës, Ilir Metës, në të cilin i kërkojnë të ushtrojë autoritetin e tij për lirimin e 4 protestuesve të burgosur.
Po ashtu, një peticion i ka shkuar Presidentit të Republikës, Ilir Metës për lirimin e 4 protestuesve që mbahen të burgosur pas revoltës në Rrugën e Kombit.
Peticioni është nënshkruar nga këshilltarët e tre bashkive: Kukës, Has dhe Tropojë.
Në të thuhet: “Në vijim të situatës së krijuar pas protestave për anulimin e taksës në Rrugën e Kombit, ne, këshilltarët bashkiakë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, ju kërkojmë si President i Republikës të ushtroni autoritetin tuaj ligjor për lirimin e 4 të burgosurve si dhe ndërprerjen e procedimit penal ndaj protestuesve të tjerë. Ne si këshilltarë bashkiakë do të vazhdojmë të jemi në mbrojtje të tyre deri në shpalljen si të pafajshëm.