Kukësi në krizë mbijetese, deputeti Flamur Hoxha: Është emergjencë kombëtare!

Mungesa e te ardhurave për ushqimet e përditshme e nevojat bazë për c’do familje kuksiane kanë sjellë në krizë mbijetese ato pak biznese në keto vite rilindje, ku suksesi i cdo biznesi të vogël mbetet një rrogë minimale e vetëm njërit prej të të punësuarve familjarë, nëse ja del të paguajë mallin e akumuluar te pashitur, qiranë, energjinë e shtrenjtë që shpesh mungon, taksat dhe se fundmi kostot e fiskalizimit të pamundur per secilin që takuam dhe biseduam gjatë.

Ky është fatkeqesisht realiteti ynë që kërkon vëmendjen e qeverise që duhet ti shërbejë të gjithë qytetarëve të vendit.

I bëj thirrje gjithë deputeteve të zbresin tek votuesit dhe qytetarët e tyre në c’do cep të Shqipërisë të shohin këtë realitet, si një emergjencë kombetare në këtë prag dimri ku vështërsite prej motit do jenë në përkeqësim dhe ku tashmë emigrimi ka boshatisur jo vetëm Kukësin.

Të bëhemi bashkë në presionin kundër qeverisë dhe të mos lehtësojmë qeverinë e cila synon të na kundër vendosë kundër njeri tjetrit me misionin e saj historik të përçarjes së shqiptarëve.

Kjo eshtë jeta reale përtej ekraneve mashtruese, përtej rrjeteve sociale, është në supet e kryefamiljarëve që luftojnë për mbijetesë, të papunë dhe fëmijë qe ju largohen c’do ditë.

Artikulli paraprakQindra tonelata mollë groposen në Dibër për shkak të mungesës së tregut dhe pafuqisë blerëse!
Artikulli tjetërOSHEE çoi paratë shqiptarëve në parajsa fiskale, Tabaku: Kompanitë offshore nuk duhet t’i afrohen parave publike!