Kulluri: Çdo përpjekje e PS dhe deputetëve të tjerë kundër Reformës në Drejtësi, do të gjejë kundërshtimin e fortë të PD-së

Në një reagim për mediat, Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, shprehet se “Partia Demokratike prej muajsh kërkon që Kuvendi të kthehet në normalitet dhe jo teatër konfliktesh që kanë prodhuar ligje të pa debatuara dhe jo transparente, ashtu siç dëshironte Rama. Ashtu siç kërkesat për komisione hetimore janë të drejta, por ato duhet të jenë të qarta dhe në shinat e praktikave parlamentare, siç dëshmoi Komisioni hetimor për Inceneratorët që e Partia Demokratike ngriti 2 vite më parë dhe rezultoi një sukses i plotë”.

“Partia Demokratike ua bën të qartë PS dhe Deputetëve të tjerë të Kuvendit, se çdo përpjekje kunder Reformës në Drejtësi do të gjejë tek Partia Demokratike një kundërshtar të vendosur. PD do mbetet kundër çdo pazari dhe njëkohësisht pro funksionimit demokrafik të insitucioneve.” – shprehet më tej Kulluri.

REAGIMI SEKRETARIT PËR MARDHËNIET ME PUBLIKUN NË PD, EDVIN KULLURI

Marrëveshjet midis palëve në Kuvendin e Shqipërisë nuk mund të jenë marrëveshje që cenojnë interesin publik!
Partia Demokratike prej muajsh kërkon që Kuvendi të kthehet në normalitet dhe jo teatër konfliktesh që kanë prodhuar ligje të pa debatuara dhe jo transparente, ashtu siç dëshironte Rama. Ashtu siç kërkesat për komisione hetimore janë të drejta, por ato duhet të jenë të qarta dhe në shinat e praktikave parlamentare, siç dëshmoi Komisioni hetimor për Inceneratorët që e Partia Demokratike ngriti 2 vite më parë dhe resuzultoi një sukses i plotë.

Por nuk mund të ketë marrëveshje kundër Listave te Hapura, Barazisë së Votës, Pjesëmarrjes së Diasporës dhe Votimit Elektronik. PD është e vendosur që vota t’u kthehet qytetarëve si shprehje e vullntetit dhe sovranitetit të tyre.

Po ashu, Partia Demokratike ua bën të qartë PS dhe Deputetëve të tjerë të Kuvendit, se çdo përpjekje kunder Reformës në Drejtësi do të gjejë tek Partia Demokratike një kundërshtar të vendosur. PD do mbetet kundër çdo pazari dhe njëkohësisht pro funksionimit demokrafik të insitucioneve.

Exit mobile version