Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri duke folur për situatën në këtë forcë politike ka theksuar në emision televiziv tha se opozita sot është më keq se para 2 viteve.
Kulluri u shpreh gjithashtu se janë dy grupime me axhenda të ndryshme siç është Rithemelimi i Berishës dhe Partia Demokratike zyrtare e Lulzim Bashës, ndërsa grupi i Gazment Bardhit qëndron në mes dhe nuk është pozicionuar hapur në asnjërën krah.
“Kemi shkuar me sukses nga humbje në humbje. Sot jemi më keq nga sa ishim. Ka dy palë me dy axhenda të ndryshme. Është një grup në mes që nuk dihet se më kë gdhihet në mëngjes dhe më kë fle në darkë. Ndonjëherë fle edhe vetëm grupi i Gazment Bardhit. Kjo është situata në opozitë”, theksoi Kulluri.