Kulluri i përgjigjet Toni Gogut: Nervozizmi që ka kapluar Rilindasit lidhur me dënimin e McGonigal, nuk është një çështje e PD apo Lulzim Bashës!

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, i është përgjigjur deputetit të PS, Toni Gogut.

“Zëdhënësit dhe zëdhënëset e Ramës duhet të kuptojnë se shefi i tyre ka kaluar disa vija të kuqe përmes korruptimit të një ish-zyrtari të FBI! Dhe as ky nuk është një problem i PD apo i Bashës.” – shkruan Kulluri.

Më poshtë reagimi i plotë:

Partia Demokratike ka denoncuar me kohe tentativat e Rames permes McGonigal per te nderhyre ne punen e organeve ligjzbatuese amerikane. Koha tregoi se Partia Demokratike kishte te drejte sa kohe vendimi i djeshem i gjykates ndaj McGonigal eshte fakt.

Zedhenesit dhe zedheneset e Rames duhet te kuptojne se shefi i tyre ka kaluar disa vija te kuqe permes korruptimit te nje ish zyrtari te FBI! Dhe as ky nuk eshte nje problem i PD apo i Bashes! Por nese mendojne qe “dajaku i shefit” ne asamblene e PS mund te zbutet duke u bere mburoje e tij, gabojne keq. Vendimet e gjykatave dhe verdikti i hetuesve qendrojne mbi retoriken e sherbetoreve te Rames!

Artikulli paraprakPas shpalljes së vendimit të gjykatës, Fox News: MgGonigal fshehu lidhjet korruptive me qeverinë Rama!
Artikulli tjetërKuvendet Zgjedhore të Gramshit, Këlcyrës dhe Përmetit/ Basha: Mirënjohës për lidershipin e treguar për një PD me orientim nga e ardhmja