Kulluri: Më mirë të mos hapen këto letra për një pjesë të Foltores se do të dalë…

Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri tha se te Rithemelimi ka disa deputetë që nuk e duan reformën zgjedhore dhe listat e hapura se kanë qenë gjithmonë të pavotuar.

Sipas tij, qëllimi i PD është që qytetarët ta zgjedhin vetë deputetin për ta çuar partinë nga kryetari tek demokratët.

“Ka një grup në Foltore që kanë frikë nga vota. E vetmja që na ndan ne është reformën zgjedhore e dimë ndryshimin e sistemit, votën e emigrantëve e ata e dinë të çohet Alibeaj të ulet Bylykbashi.

Reforma zgjedhore s’ka të bëjë me kush është bashkëkryetar. Nëse ne kërkojmë lista të hapura, ku qëndron tradhtia këtu ndaj demokratëve?

Ne po kërkojmë që qytetarët ta zgjedhin vetë deputetin, këta dua që ta caktojë Berisha. Këta që bëjnë luftë me shpata në publik pastaj dalin që janë ortakë në pallate, kanë koncesione që i kanë dhënë vetes dhe vazhdojnë marrin para nga qeveria.

Më mirë të mos hapen këto letra për një pjesë të Foltores se do dalë erë e keqe shumë”, tha Kulluri në një intervistë për Euronews Albania.

Artikulli paraprakTë parët për bullizëm në shkolla: Shqipëria dhe Franca kanë problemet më të mëdha me dhunën mes adoleshentëve
Artikulli tjetërCaktohet data për mbledhjen e radhës së Komisionit Zgjedhor