Kulluri: Mungesa e deputetëve në Kuvend, për shkak të përplasjeve!

Sekretari i PD-së Edvin Kulluri në një intervistë në “Tirana Live” në ABC, u shpreh se mungesa e deputetëve në Kuvend në seancën e sotme ku edhe u votua heqja e imunitetit është përgjegjësi personale.

Kulluri thekson se nëse do të ishte deputet do të ishte i pranishëm në seancë.

“Deputetët mesa duket kanë gjykuar se mund të ketë përplasje dhe nuk morën pjesë në seancë. Besoj se kjo çështje do të diskutohet sërish. Në politikë duhet të jesh i qartë dhe i vendosur në gjërat që bën. Mandati i zotit Berisha u hoq, secili ka përgjegjësin e tij personale. Unë personalisht, po të isha deputetët do të kisha shkuar. Ku konflikt ka vazhduar prej dy vitesh për shkak të shpalljes non-grata të zotit Berisha. Qëndrimi politik i PD ka qenë për heqjen e mandatit të deputetit për çdo kërkesë të SPAK. Mandati është personal, deputetët kanë një shumatore të qëndrimit të tyre”, u shpreh ai.

Exit mobile version