Anëtari i kryesisë së PD-së, Edvin Kulluri, deklaroi në emisionin ‘3D’ në RTSH se demokratët kërkojnë Reformë Zgjedhore, ndryshim të sistemit, kurse Rithemelimi e kupton reformën me ndryshime emrash.
“Nëse gjërat ngecin, hyn faktori ndërkombtër, kur palët nuk gjejnë konsensus. Kjo ka ndodhur gjithnjë. Komisioni është gjithëpërfshirës. Në kërkojmë ndryshimin e sistemit. Këta e konceptojnë reformën që të iki Enkelejd Alibeaj dhe të vijë Oerd Bylykbashi. Kjo nuk është reformë.”, tha Kulluri.