Kulluri përplaset me Kalanë: Lulzim Bashën e kam kryetar partie. Nuk jemi te rrugica e Berishës!

Në emisionin ‘3D’ në RTSH ka pasur një debat mes avokates së “Rithemelimit”, Adriana Kalaja dhe Anëtarit të Kryesisë së PD-së Edvin Kulluri. Thelbi i debatit kishte të bënte me akuzat mes palëve për Rezolutën e 18 dhjetorit.

Avokatja e “Rithemelimit”, Adriana Kalaja tha se Rezoluta e bërë me 18 dhjetor nuk është depozituar askund. Ajo vijoi gjithashtu duke thënë se gënjeshtrat janë të njëjta si Lulzim Basha.

Ndërsa Edvin Kulluri u përgjigj duke thënë se ai ka vetëm kryetar partie apo kryeministër dhe ministër dhe jo shef.

“Unë skam pasur shefa ndonjëherë dhe ato njerëz me të cilët kam punuar kanë qenë kryetar, zoti kryeministër dhe ministër. Ato që thonë shefa shko gjeji te foltorja. E kam kryetar partie nuk e kam shef. Jemi në debat nuk jemi te rrugica, jemi në debat, jemi njerëz civil flasim me radhë”, u shpreh Kulluri.

Exit mobile version