Kulluri: Rama dhe Berisha koordinim perfekt për të fshirë Rai 3, rikthejnë luftën me SHBA, Britaninë dhe SPAK

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, shprehet se lufta e Rithemelimit nuk është me Ramën, por me SPAK, SHBA dhe Britaninë e Madhe. Në një reagim në Facebook, Kulluri shkruan se në ditën kur kryeministrit i kanë plasur skandalet në mediat e huaja, Rithemelimi zhvilloi protestë duke e hequr tërësisht vëmendjen. Ai gjithashtu thotë që ky është një koordinim mes Berishës dhe Ramës.

Postimi i plotë:

Lufta e rithemelimit nuk eshte me Ramen por me SPAK, SHBA dhe Britanine Madhe.

Thirren demokratet per te luftuar Ramen dhe si gjithmone i sherbyen duke e hequr teresisht vemendjen nga skandalet e tij. Kjo nuk eshte rastesi por nje kordinim mes tyre ashtu sic beme me amnistine dhe me deshtimin e komisionit zgjedhore.

Pyetja eshte e thjeshte. Pse pikerisht sot ne diten qe e gjithe vemendja ishte tek Edi Rama e skandalet e tij ne mediat e huaja,
rinxjerrin ne skene Sali Berishen?

Si mund te pretendosh se po lufton korrupsionin dhe kordinon me partneret dhe kerkon te ribesh pjese te grupit parlamentar njeriun e shpallur non grata per korrupsion madhor dhe minim te demokracise nga SHBA dhe Mbreteria e Bashkuar? Si mund te pretendosh se je aleat i besueshem kur ndjek te njejtin skenar si Vuçiç me perfshirjen e non grata-ve në qeveri?!

Si mund ti kerkosh SPAK te vere para drejtesise Edi Ramen dhe nga ana tjeter e konsideron grup kriminal?

A nuk eshte ky sherbimi me i mire qe mund ti behej Edi Rames?! Natyrisht keto jane levizje te deshperuara te mirekordinuara mes Rames dhe Berishes

E qe ta bejne me te thjesht kordinimin dhe pazarin mes tyre, nuk u “duhen neper kembe” ata qe u zberthyen skenarin per te kapur SPAK, pazarin per amnistine dhe per reformen zgjedhore.

Artikulli paraprakRreth 27 njerëz të strehuar në një shkollë në Gaza, vriten nga një sulm ajror izraelit
Artikulli tjetërSilvinjo i “mbërtheu” para ekranit, kuqezinjtë analizuan rivalin e parë në Europian