Kulluri rrëfen tre takimet me Bashën: Ja arsyet përse iu bashkova

Anëtari i Këshillit i Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, rrëfeu në emisionin “Bilardo” në MCN TV arsyet përse iu bashkua sërish Lulzim Bashës, ndërkohë që më herët kishte qenë një nga zërat më kritik të tij.

Kulluri tha se ka kuptuar që ka një reflektim nga ana e Bashës dhe e ka vlerësuar ftesën e tij.

Z.Basha më ka ftuar për të biseduar vjet në nëntor, bëhet gati një vit. Jemi takuar 3 herë gjatë. Duhet të kemi parasysh që kur të fton si kritik të ashpër të tij, kryetari i partisë ka bërë një akt të fortë. Sepse s’është kollaj të ftosh dikë që të ka goditur, pavarësisht se unë kam qenë krejtësisht parimor dhe s’kam pasur asgjë personale, as me Bashën, as me Berishën, as me Ramën. 

Kur të bëhet një ftesë, jo vetëm mua, por edhe Kadillit, domethënë që ka një reflektim. Sepse të fton për atë që je, dhe e dyta s’kemi pasur asnjë kusht për njëri-tjetrin për të zhbërë gjëra që kanë ndodhur. As për të ndryshuar mendim për gjërat që kanë ndodhur. Për gjërat që do bëjmë po. Basha ka përgjegjësi shumë të mëdha, por fatkeqësisht gabimi ka qenë pandashmëria nga z.Berisha”.
Tani mund ta themi që z.Basha ka lirinë e plotë për ta drejtuar partinë në cilësitë e veta, dhe ftesa që erdhi besoj që është reflektim i kësaj. Gjëja më e shëmtuar që bëri Berisha dhe Rithemelimi ishte humbja ime dhe e Ibsenit në Këshillin Kombëtar. Berisha vazhdon të jetë hermetik, ndërsa në krahun tjetër kemi një ftesë, unë këtë kam vlerësuar”.

Exit mobile version