Edvin Kulluri anëtar i Kryesisë në Partinë Demokratike, thotë se nuk ka normalizim të marrëdhënieve të PD-së sa kohë që Sali Berisha mendon se ai është PD-ja dhe se këtë parti mund ta trashëgojë.
Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Kulluri shtoi se sa kohë që Berisha të ketë këtë qëndrim ata nuk do të bashkohen para zgjedhjeve të 2025.
Megjithatë shtoi, Kulluri, PD ka një program elektoral bindës që të fitojë në 2025.
”Për sa kohë Berisha mendon se ai është PD dhe aq më keq ai mund ta trashëgojë tek familja e tij nuk mund të ketë një normalizim të marrëdhënieve të PD-së për një projekt serioz për zgjedhjet e vitit 2025. Ne do të kemi një program elektoral bindës që të fitojmë në 2025”,– tha Kulluri.
Sipas Kullurit, është gënjeshtër fati që Rithemelimi nisi për të zgjidhur problemet brenda PD-së, pro nisi për të rikthyer Berishën në krye të partisë.
”Sa kohë Berisha rrugicën e qorre e quan rrugica e shpresës, besoj se opozita do të jetë në këtë aksion hipokrit. Nuk kemi si ta ndalojmë ato deputetë që i janë bashkuar Rithemelimit. Foltorja nisi që Berisha të të kthehej në krye të partisë”,- tha Kulluri.