Kulti i individit si tipar i dëmshëm i një shoqërie

Nga Fitim Zekthi

Është një problem shumë serioz dhe i rëndë, padyshim i joni, të shikuarit e atij që është në krye, e atij që është i pari apo lideri si dikush që nuk ka faj, që nuk ka përgjegjësi dhe që të tjerët poshtë tij ose jashtë tij janë problem. Kjo është një mendësi përgjithësisht totalitare dhe ka të bëjë me krijimin e kultit dhe nevojën për kult tgë mjaft njerëzve. Disa nga tiparet themelore të kultit (të indidividit në këtë rast) janë a) besimi se lideri është vazhdimisht në të drejtë, b) lideri është mjeti i vetëm për të njohur të vërtetën, nqs e thotë ai diçka ajo është vetëm ashtu, c) ndjekësit nuk janë kurrë aq të aftë sa “të jenë të mirë aq sa duhet”, d) ata që largohen nga ndjekja e kultit, ose nuk ndjekin kultin janë gjithmonë gabim dhe mund të jenë të pushtuar ose shtyrë nga djalli (ose armiku).
Kulti, anëtarët e tij gjithnjë janë, mendojnë (duhet të mendojnë) se ndaj tyre ka komplote dhe persekutim prej armiqve të huaj. Lideri i kultit ose vetë kulti është si një lis i fortë dhe i pamposhtur të cilin e sulmojnë, hanë, gërryejnë mizat apo insektet (të cilat ai sigurisht që i mposht).
Politika jonë e zhvillon këtë sjellje vazhdimisht të paktën që nga komunizmi. Sot kjo sjellje është në majë të drejtimit të shtetit dhe politikës. Shembulli më domethënës është rasti i kryeministsrit i cili dikur kur prezantonte dikur një ato shpikjet populisto-totalitare të “Platfomrës për Bashkëqeverisje” foli për lis që e gërryejnë mizat nga trungu. Një tjetër shembull është rasti kur flet që ai nuk ka asnjë faj, ai vetëm lufton për të mirën dhe të drejtën por të tjerët “hanë kumbulla apo dardhë” pas tij duke ia “nxirë jetën atij dhe qeverisjes së tij”. Kulti në fakt ëhstë vetëm nëj mënyrë sundimi dhe mbajtjeje e të tjerëve në sundim dhe në rrenë.

Artikulli paraprakMos e zbukuroni Ferrin
Artikulli tjetërKërkohet lirimi i Ratko Mlladiçit me pretendimin se “i kanë mbetur pak muaj jetë”