Real Madridi përballet me shortin e 1/8 finale të Champions-it si skuadër e renditur e dyta në grup. Kjo situatë e komplikon shumë vazhdimësinë e tij në Europë. Kjo do të thotë se ekipi i Zinedine Zidane mund të përplaset me Manchester City i Guardiolës, PSG e Neymar, Manchester United e Mourinhos dhe Liverpool e Coutinhos. Secila nga këto katër skuadra paraqitet si rivale me vështirësi maksimale, sidomos duke pasur parasysh se Real Madridi do të duhet ta luajë ndeshjen e dytë (të kthimit) larg “Bernabeut”. Megjithatë, ka edhe dy rivalë në “pjatë” apriori, që nuk do të kishin vështirësinë e katër të përmendurve më lart. Njëra do të ishte Roma e De Rossit, një ekip i kualifikuar në një nga grupet teorikisht “të vdekjes”, pasi iu imponua Chelsea dhe Atlético Madrid, ndërsa “eksperti i ëmbël” është kampioni turk, Besiktas, i cili u kualifikua për herë të parë në grupin e vet, duke mundur Porto, Leipzig dhe Monako. Është e qartë se tifozët e Real Madridit do të kryqëzojnë gishtat e tyre për fat, që t’i shoqërojë ata në shortin e së hënës, duke ëndërruar, pse jo, Besiktas e Pepe, që do të thotë kthim i portugezit në klubin e bardhë.
Kryesore
Continue to the categoryGjergj Nika prezanton planin ekonomik të Koalicionit Euroatlantik: Jemi të vendosur...
Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për Vlorën, Gjergj Nika, ka prezantuar planin ekonomik të kësaj force politike, duke theksuar angazhimin për një ekonomi të lirë...