Kundërshtoi kontrollin e banesës/ Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ahmetajn

Gjykata Kushtetuese vendosi të mos kalojë në seancë kërkesën e Arben Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, të cilët kundërshtuan kontrollin e banesës nga BKH gjatë marsit 2023.

Në vendimin e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, Gjykata Kushtetuese shprehet në njoftim se vendimet e kontrollit të gjykatave sipas ligjit janë të paankimueshme.

Gjykata Kushtetuese po ashtu vlerëson në vendim se interpretimi i ligjit nga Gjykata e Juridiksionit të zakonshëm nuk është arbritrat ose haptazi i paarsyeshëm që tu ketë cënuar kërkuesve të drejtat e aksesit dhe të ankimit efektiv.

Interpretimi i ligjit në vendimet e gjykatave të juridiksionit të zakonshëm nuk vihet në dyshim, përveç rasteve kur ai është arbitrar ose i paarsyeshëm, në kuptimin kur gabimi ligjor i gjykatës së juridiksionit tëzakonshëm është aq i dukshëm, sa një gjykatë e arsyeshme nuk mund ta kishte bërë ndonjëherë ose i tillë që gjykimin e bën të padrejtë (shih vendimin nr. 30, datë 29.05.2023 të Gjykatës Kushtetuese).

Për rrjedhojë, Mbledhja e Gjyqtarëve vlerëson se interpretimi i ligjit nga gjykatat e juridiksionit të zakonshëm nuk është arbitrar ose haptazi i paarsyeshëm që t’iu ketë cenuar kërkuesve të drejtat e aksesit dhe të ankimit efektiv. Për sa më lart, Mbledhja e Gjyqtarëve konkludon se pretendimet e kërkuesve se vendimet gjyqësore të kundërshtuara u kanë cenuar të drejtat e aksesit dhe të ankimit efektiv janë haptazi të pabazuara”, thuhet ne vendim.

Exit mobile version