Kundërshton vendimin me burgim të përjetshëm, Apeli i Posaçëm shqyrton ankimimin e Laert Haxhiut

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme të Apelit seanca për Laert Haxhiun, i cili kundërshton vendimin e shkallës së parë për dënimin e tij me burg përjetë.

Vetë Haxhiu nuk ndodhet në seancë dhe përfaqësohet nga avokati i tij Detar Hysi. Po kështu i pranishëm në gjyq është dhe kreu i SPAK Altin Dumani.

Laert Haxhiu ka apeluar vendimin e shkallës së parë që vendosi burg përjetë në mungesë për 33-vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe të Bujar Turkut.

Artikulli paraprakPuna e SPAK dhe rëndësia e ruajtjes të vazhdimësisë së veprimtarisë hetimore
Artikulli tjetërBie me 58% eksporti i vajit të ullirit pasi uljes së çmimit të kërkuar nga përpunuesit italianë! Ndikimi i shtrenjtimi të kostos prodhuese