Kupa e Afrikës, Egjipti në çerekfinale

Egjipti fluturon në çerekfinalet e Kupës së Afrikës, për më tepër si kryesues i Grupit C, në sfidën me Ghanën, skuadra e Cuper mori pikët e plota falë Mohamed Salah që shkëlqen falë një ndeshjeje të mirë ku ishte dhe autori i vetëm të takimit që vulosi fitoren 1-0 të “Faraonëve” falë një goditjeje të mrekullueshme dënimi.
Egjipti pati shansin për të dyfishuar në të 39 kur Mohsen gjuajti lart me portën bosh pas një nisjeje të topit të gabuar nga Razak, ndërsa Gana edhe pse nuk u dorëzua dhe provoi të arrinte barazimin u ndal edhe falë portierit të Egjiptit El-Hadary që i mohoi golin në minutat e fundit Ayew dhe Wakaso. Falë kësaj fitoreje që e konfirmon kryesues të grupit Egjipti do të takojë në takimin që vlen një vend në gjysmëfinale Marokun. Ishte i padobishëm ndërkohë  barazimi mes dy skuadrave të eliminuara Uganda dhe Mali në shifrat 1-1.
Në Oyem, ku shiu e bëri fushën e lojës të ngjasonte me një orizore të gjitha shanset e pjesës së parë lindën më tepër nga terreni i vështirë se sa për meritë të lojtarëve, në pjesën e dytë me përmirësimin e kushteve të fushës u rrit edhe ritmi me Miya që i dhuroi Ugandës ngushëllimin e golit të parë në këtë turne, por gjithsesi Mali rikuperoi menjëherë me një goditje të Bissoumë nga 30 metra që ka të shtangur portierin Odongokara. Me këto ndeshje u plotësua edhe kuadroja e çerekfinaleve ku veç Egjipit-Marok dhe Republika Demokratike e Kongos-Ghana do të luhen edhe Burkina Faso–Tunizi dhe Senegal-Kamerun.

Exit mobile version