Angers hedh një hap të madh në historinë modeste të kësaj skuadre duke siguruar për herë të parë finalen e Kupës së Francës. Skuadra bardhezi arriti një fitore të ngushtë 2-0 ndaj Guingamp duke arritur në ndeshjen e fundit të këtij kompeticioni. Ndeshja dhuroi pak emocione për shkak të rëndësisë që paraqiste ky duel për të dyja skuadrat që në këtë fazë ishin surprizat më të mëdha. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 38 të pjesës së parë nga Magnani, i cili shkoi emrin në librin e artë të historisë së këtij klubi.
Gjatë fraksionit të dytë, vendasit arritën të ruanin avantazhin, madje shtuan edhe një tjetër gol duke vulosur përfundimisht suksesin për të mbyllur 90 minutat me një fitore që i çon në finalen e madhe të Parisit aty ku do të sfidojnë një nga dy skuadrat e çiftit tjetër, PSG-Monaco.