Një penallti e Totit në minutën e 97’-të nga pika e bardhë i dha Romës derbin e kryeqytetit në gjysëmfinalet e Kupës. Verdhekuqtë dhe pse nuk luajtën mirë arritën të eliminojnë pas një fitore të vuajtur 2-1 Cesenën, që u dorëzua vetëm përballë fatit. Skuadra e Spallettit ndryshe nga zakonisht zhvilloi një lojë jo të mirë përballë një Cesene që sidomos në pjesën e parë dominoi vendasit, por i mungoi vetëm goli. Golin e parë megjithatë e gjeti Roma me Dzekon në të 67’-ën.
Gëzimi i vendasve megjithatë nuk zgjati shumë, sepse Cesena mundi të barazonte rezultatin me Garritanon. Skuadra nga Seria B provoi ta çonte ndeshjen në shtesë dhe për pak ja arriti qëllimit, por penalltia e akorduar nga gjyqtari që u kthye në gol nga Toti prishi planet e miqve, me Romën që në gjysmëfinale të Kupës do të ketë tashmë një derbi me Lazion.
Pescara regjistroi një tjetër humbje në Serinë A, pasi u mund në sekondat e fundit nga Fiorentina pas një ndeshje, ku ndoshta e kishte merituar ta merrte një pikë. Chiesa me golin e minutës së 95’-të i dha fitoren skuadrës vjollcë në një ndeshje shumë emocionuese, ku Pescara arriti të shkojë në avantazh në pjesën e parë pas një goli të Caprarit në të 15’-ën.
Fiorentina dhe pse kishte drejtimin e lojës ndryshe nga zakonisht, gaboi shumë përpara portës, duke mos arritur të konkretizojë dot rastet që ju paraqitën. Gjithsesi ekipi vjollcë presionin e pjesës së dytë arriti ta konkretizojë në të 68’-ën, kur Tello i dha barazimin të tijve.
Gjithsesi pikët që humbi në fund ndaj Geonas, Fiorentina i fitoi në ndeshjen e prapambetur me Pescarën, kur gjeti golin e fitores pikërisht në sekondat e fundit, falë Chiesës që ndëshkoi Pescarën, e cila është gjithmonë e më larg zonës së shpëtimit, ndërsa Fiorentina barazoi Milanin me pikë në vendin e 7-të.