Kur betohet Donald Trump si presidenti i ri i SHBA? Ja cilat janë datat me rëndësi, pas 5 nëntorit

Donald Trump është bërë Presidenti i dytë i SHBA-së që rifiton drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, pas fitores së thellë ndaj rivales së tij, Kamala Harris.

 

Pavarësisht se dominimi i tij është i qartë si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në votën popullore, rruga për inaugurimin e tij si Presidenti i 47-të i SHBA-së dhe marrja e tij zyrtare në detyrë është ende e gjatë.

Cilat janë datat “stacione” deri në inaugurimin e tij?

Vërtetimi i rezultateve të zgjedhjeve

Sipas Konferencës Kombëtare të Legjislaturës Shtetërore, ka data të ndryshme deri në të cilat qeveritë duhet të vërtetojnë numërimin e votave në shtetet e tyre.

Për shembull, ky proces në shtetet e Arizonës dhe Miçiganit do të zhvillohet më 25 nëntor, Xhorxhia më 22 nëntor dhe Wisconsin më 1 dhjetor.

Mbledhja e Dhomës së Përfaqësuesve:

Sipas ligjit amerikan, votat e Kolegjit Zgjedhor zakonisht kërkohet të numërohen të hënën e dytë të dhjetorit, e cila këtë vit bie më 17 dhjetor. Aty zgjedhësit e çdo shteti votojnë zyrtarisht për president dhe nënpresident. Rezultatet i dërgohen Kongresit për numërim.

Certifikimi i votave nga Kongresi

Më 6 janar, Kongresi mblidhet për të numëruar dhe vërtetuar votat e Kolegjit Zgjedhor. Pasi të vërtetohen rezultatet, fitorja e presidentit të ri tashmë është zyrtare.

Betimi i presidentit të ri

Në mesditën e 20 janarit, Presidenti dhe zëvendëspresidenti i ri do të bëjnë betimin në Uashington.

Exit mobile version