Skuadra londineze e Çelsit i ka “rënë të mirës me shkelm”, kur jo më larg se 4 vjet më parë ka refuzuar talentin që po i magjeps të gjithë. Bëhet fjalë për sulmuesin e Monakos, Kilian Mbape, i cili në vitin 2013 ju ofrua bluve për shumën e 20 mijë eurove, por drejtuesit e Çelsit nuk ranë dakort që sulmuesi të ishte pjesë e tyre. Pas refuzimit të Çelsit, Mbape u sistemua në akademinë e famshme Klairefontaine, e cila ka prodhuar mjaft talente te futbollit francez. Tashmë çmimi i 18-vjeçarit ka shkuar plot 100 milionë euro dhe me siguri drejtuesve të klubit në Londër ju ka mbetur peng që nuk arritën ta transferojnë talentin tek Çelsi.
Kryesore
Continue to the categoryTaulanda Jupi: Mësuesit shqiptarë me pagat më të ulëta në Europë,...
Taulanda Jupi, kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për Tiranën, ka ngritur shqetësimin për nivelin e ulët të pagave të mësuesve në Shqipëri, duke e krahasuar...