Nga Azgan Haklaj
Dy vite me parë gati haptas u shfaq lakmia e Belinda Ballukut për të kandiduar për kreun e Bashkisë së Tiranës pasi që atje quhej stacioni pritës për të pasuar në krye të PS-së Edi Ramën.
Por sipas infove të sigurta ishte Soros Junior që ndërhyri pranë kryeministrit Edi Rama dhe Veliaj kandidoi për herë të tretë dhe fitoi.
Mirëpo Balluku tashmë numri dy në qeveri nuk e ndërpreu luftën e intrigën për tu bërë numri dy në parti.
Krahas luftës për pushtet ajo intensifikoi si askush në historinë moderne politike të vjedhë haptas miliona euro në tenderat e fuqishëm nacional kryesisht në infrastrukturë dhe energji.
Ajo pa dorashka doli me pushtetin e saj në mejdanin e kusarisë pasi kishte pjekur idenë e qëllimim e superpasurisë për tu bërë trashëgimtare në krye të partisë.
Tuneli i Llogarasë, Unaza e Kryeqytetit, Rruga e Arbrit, Rruga Thumanë-Kashar, Parku Voltaik apo ai Eurolik i Tropojës janë plaçka e rëndë që futi Balluku në thesin e hajnisë.
E gjithë kjo rrugë kriminale nuk ishte një ndërmarrje individuale…!
Si dikur Arben Ahmetaj e Erion Veliaj me vonë edhe Balluku kishte ndërsimin nga vetë Edi Rama, i cili përmes këtij dualizmi jo vetëm vjel pjesën e luanit të fitimit marramendës por dhe largon etjen për pushtet të metejmë të vartësve të tij.
Ishte SPAK-u që si me magji ndërhyri në shpellën kriminale politiko-oligarkike duke penalizuar Arben Ahmetajn dhe Erion Veliajn dhe inicioi paralelisht një proçes thirrje dhe hetimi për Ballukun.
Situata e nderë e krijuar në shpellën e çakejve rozë në prag të zgjedhjeve e detyroi Ramën të linçojë Ahmetajn e Veliajn por jo Ballukun e cila duket se ka akoma për të zhvatur në projekte madhore në vijim.
Me iniciativën e çmendur të Ballukut një ish-drejtor rrugësh e KESH-it si Ergys Verdho i marrur nën hetim nga SPAK vendoset në krye të hekurudhave ndërsa pirati mafioz i tatimeve Ceno Klosi emërohet zv/minister i saj.
Në pamje të parë duket sikur pushteti i Ballukut është i sigurtë e në ngjitje por realiteti është krejt ndryshe.
Entuziasmi që ngjalli vendimi i qeverisë amerikane për të kontrolluar e ndaluar përkohësisht fondet e asistencës ndaj SPAK-ut duket se u shua pas deklaratave të fundit të zyrtarëve të lartë të supershtetit se përkrahja për SPAK-un do të vijojë me intensitet.
Kjo mbështetje u konfirmua edhe nga Qeveria Britanike.
Në këto kushte Edi Rama i trembur në limitet ekstreme ndryshoi taktikën e sulmit personal verbal e me degjesa të sajuara duke bërë një kthesë 180 gradë.
Ai tashmë ligjëron jashtë deshirës së tij me komplimente në salla e sheshe për prokurorët e gjykatësit e posaçëm.
Kryeministri nuk fle gjumë nga sikleti dhe po ashtu Sali Berisha të cilët si duket nuk kanë marrë vetëm mesazh nën rreshta por dhe direkt e ballë për ballë nga SHBA-ja dhe aleatët se duhet të largohen përfundimisht për ti liruar frymëmarrjen demokracisë së ngulfatur.
Kjo nuk është çeshtje e të ardhmes por e së tashmes.
Prokurorët e posaçëm që përkundër punëve të shumta kanë marrë në dorë edhe monitorimin e rreptë elektoral janë të qartë e me prova se me dinosaurë të së keqes si Rama-Berisha nuk bëhet fjalë për zgjedhje as të lira por aspak të ndershme.
Në këto kushte ka vetëm një zgjidhje e cila logjikisht do aplikohet me emergjencë:
Ndalimi me ligj e veprim energjik nga SPAK-u e GJKKO i kësaj dore kriminale që po shkatërron vendin dhe kontaminon kontinentin.
Dhe pa asnje ekiuvok rradhën e ka Belinda Balluku.
Hasudet që po përgatit në kuzhinat e Myzeqesë duket se shpejt do të zëvendësohen me supën e ftohte të bugut.
Dhe natyrisht kjo përforcon sentencën tashmë publike për Edi Ramën dhe establishmentin e vjetër: 7×7=313.