“Kur e mendoj se çdo bëhet kur të dalin listat e deputetëve”/ Ironizon gazetarja e njohur: E kam adhuruar që në ditën e parë mendimin ndryshe në PD

Nëpërmjet një statusi në profilin e saj në rrjetin social facebook, gazetarja e njohur Desasa Metaj ka ironizuar bashkimin e PD rreth Berishës, duke evokuar rastin e fundit të sulmit ndaj Gazment Bardhit vetëm se ai nuk ka kërkuar në parlament mjaftueshëm lirimin e Berishës.
Metaj ironizon se e ka adhuruar që ditën e parë respektimin e mendimit ndryshe në PD, ndërsa shprehet se kur të dali lista e deputetëve, do shohim çudira të tjera.

Më poshtë postimi:

Pra të bashkuarit në diversitet sapo morën kritikat e para pse sot në parlament nuk kanë përmendur lirimin e kryetarit të PD. E kam adhuruar që ditën e parë respektimin e mendimit ndryshe në PD. Por kur mendoj se ç’do bëhet kur të dalin listat e deputetëve….

Artikulli paraprakFitim Zekthi: Për të kuptuar se çfarë është një protestë popullore, duhet të shohim rastin e…
Artikulli tjetërRezil deputetë!