Fatmir GUDA
Ministri i Brëndshëm i Edi Ramës ka shastisur dhe skandalizuar opinionin publik me një reagim të postuar në rrjetet sociale ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili me anë të informacioneve të mara prej qytetarit digital, ka denoncuar ngjarjen e rëndë të përdhunimit të 13 vjeçares nga Kavaja. Ajo ç’ka bën krejt mënyrë krejt të pazakontë deklaratën e tij është ora e vonë dhe fjalori i përdorur.
Jo se Lleshi nuk mund të shkruajë edhe më 12 të natës apo se s’mund të jetë në gjëndje të përdorë fjalë shumë herë më fyese e denigurese, sesa monstër, ndot, poshtërsi, neveri, të shprehura në reagimin e tij, por ky rast bën belí qartazi dhe hyn tek kategoria “rrufe në qiell pa re”.
Mjafton të hedhim një vështrim më retrospektivën e statuseve të Z.Lleshaj dhe nuk gjen një të dytë përsa i përket mënyrës së të shrehurit dhe të fjalorit të përdorur. Vetë Z.Berisha i pyetur për këtë qëndrim të shprehur nga ministri i brëndshëm, pa hezituar ka deklaruar pa hezituar, se pas saj fshihet kryeministri Edi Rama duke marrë shkas nga fjalori tipik, karakteristik i denjë vetëm për mënyrën e tij të të shprehurit.
Dhe në fakt po ta injoronim tërësisht këtë konstatim të doktorit, të gjitha prerogativat të çojnë tek kryeministri i vendit, i cili normalisht në vënd që të kërkonte një gjuhë më etike prej ministrit të tij, duket që mezi ka pritur ta shpërndajë deklaratën e tij, ç’ka do të thotë se është dakort më shumë se 100% me të.
Pra nisur nga ky fakt indirekt Z.Rama rezulton minimalisht bashkautor i statusit. Për opinionin publik deri në pikën që Edi Rama është dakort në mos përdorues edhe më brutal i një fjalori të tillë nuk përbën më asnjë risi, por ajo që është shumë e rëndë për një kryeministër është përdorja që u bën vartësve të vet duke ua bërë pis gojën njëlloj si të vetën me të njëjtin fjalor që ka përdorur qysh nga hyrja e tij në politikë prej vitit 1998.
Për ministrat dhe vartësit e tij derisa kanë pranuar të bashkpunojnë me të duke edhe e ditur shumë mirë sjelljen dhe karakterin e tij, mbase përdorja prej kryeministrit deri e llogarive të tyre në rrjetet sociale është minimalja që ata e japin fare pa teklif. As më shumë as më pak reagimi i ministri i ministrit të brëndshëm me mëndtë dhe gishtat e shefit në tastierë, konfirmon faktin se Z.Lleshaj dhe “shokët” e tij ministra në momentin që u ka ardhur mirë t’i hipin qerres së Edi Ramës e kanë bërë kabull gjithçka të tyre, pse jo deri në pin-in dhe puk-un e kartave sim telefonike.