Petri Vasili, nënkryetari i LSI, nuk ka mundur të mos e komentojë drejtimin nga Kryeministri Edi Rama deri edhe të Komitetit të Ekspertëve për pandeminë. “Po kur drejton epidemiologu popullor Edi Rama, mbledhjet e ekspertëve, gjithshka mund të thuhet….sepse ne fund të fundit dihet që ai nuk kupton asgjë!” është shprehur pa u përmbajtur Vasili, duke publikuar edhe videon si dëshmi.
“Dje Edi Rama drejtoi në mënyrë të paligjshme mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve, – shkroi Vasili në Fb. – Se sa kupton ai nga epidemiologjia, por dhe nga nocionet minimalisht shkencore kjo dihet!
Një nga specialistët pohoi dje se bërja e vaksinës u siguron qytetarëve imunitet pasiv.
Ky është një pohim i gabuar, pasi vaksinat sigurojnë vetëm imunitet aktiv.
Imuniteti aktiv është një mbrojtje shumë e gjatë në kohë në disa raste edhe për të gjithë jetën.
Ndërsa imuniteti pasiv është një mbrojtje shumë e shkurtër në kohë dhe jo e përhershme.
Natyrshëm specialisti mund të ketë bërë ndoshta një lapsus, por askush nuk e korrigjoi dhe opinioni publik mori një informacion të gabuar.
Nëse Komiteti i Ekspertëve do të funksiononte sipas ligjit, do të kishte debate dhe natyrshëm edhe korrigjime eventuale mes kolegësh. Po kur drejton epidemiologu popullor Edi Rama, mbledhjet e ekspertëve, gjithshka mund të thuhet….sepse ne fund të fundit dihet që ai nuk kupton asgjë!