Kamikazja e Ramës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Arta Marku është hedhur në ofensivë pas urdhërit të marrë nga lart, kundër një lajmi Fake News. Pas Ramës, Lllesh kimikut, Xhaçkës, Shahinit, e Braçes së vogël që sulmuan me radhë mediat online që nukkomnadohen nga Rama dhe qeveria, Arta Marku i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë së Tiranës që të nisë vlerësimet, sa i përket përhapjes së lajmit fals për tërmetet, mbrëmjen e djeshme.
Prokurorrja kamikaze nxori një njoftim vetëm pak orë përpara se, zv kryeministri Braçe kërkoi dënimin e gazetarëve që përhapën lajm të rremë.
“Autorët e këtij lajmi të rremë do të përballen me ligjin në fuqi. Forca e ligjit do t’i japë fund këtij dezinformomi. Loja me lajm të rremë duhet të marrë fund ligjërisht. Askush nuk ka ndërmend sot dhe as nesër që të falë lotët e të qarave të foshnjave, që dëgjoheshin dje. Nuk kam ndërmend të fal akthin e prindërve dje me fëmijët në prehër. Nuk kam ndërmend të fal mundimin e të moshuarve. Nuk kemi ndërmend t’i falim dhe nuk bëjmë kompromis me atë që ndodhi dje. Kush nga këta që mendon se çudia më e madhe zgjat 3 ditë, madje dhe ata politikanë, si ai që ka munduar këtë popull për 30 vite, nuk do ja dalë”, tha Braçe.
Lajmi fillimisht u publikua me zë dhe fihgurë nga Top Channel, por Rama, Braçe e kompani që janë hedhur në sulm ndaj një portali që nuk është në linjë me qeverinë, nuk thanë asnjë fjalë për këtë television. Jo vetëem kaq, por ata sugjeruan Blushin që ta fshinte lajmin Fake Neës që të që të ndalonin gazetarët pa asnjë urdhër prokurorie e vendim gjykate dhe të nisnin sulmin ndaj Syri.net.
Dhe pas “prokurorit” Braçe, u shfaa edhe Arta Marku duke kërkuar nisjen e hetimeve në lidhje me “dyshime për përhapjen në publik të informatave/njoftimeve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët”.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë
Prokurorja e Përgjithshme znj. Arta Marku kërkoi nga Pokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, vlerësimin e menjëhershëm ligjor në lidhje me dyshime për përhapjen në publik të informatave/njoftimeve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët.
Në mbështetje të neneve 38 dhe 50/1 të Ligjit nr.97/2016 ”Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, pa cënuar sekretin hetimor.
Prokurorja e Përgjithshme znj. Arta Marku