Kur mjerimi i buzëqesh absurditetit!

Ermal XHELILAJ

Cfare po ndodh gjate viteve te fundit ne Shqiperi mund te cilesohet si nje situate dramatike me nuanca te nje komedie te zeze dhe te nje absurditeti ekstrem.

Kur shikon gjendjen ne te cilen ndodhet vendi nen driten e zhvillimeve politike, ekonomike e sociale mund te kuptohen permasat e kesaj situate te mjeruar apo kesaj tragjikomedie me aktore pushtetare dhe spektatore bashkevuajtes nje popull te tere.

Dhe nuk ka si te jete ndryshe! Shikon nje kaste pushtetaresh qe kane 7 vite qe qeverisin me dore te hekurt, duke pasur nen kontrol te gjithe pushtetet, dhe pergjegjesine per falimentimin dhe kriminalizimin e shtetit ia atribojne opozites dhe shqiptareve.

Shikon pushtetare qe kapen ne pergjime per vjedhje e manipulim votash dhe bashkepunim me krimin e organizuar e banda dhe vendosen perfaqesues politik te reformes zgjedhore duke diktuar rregullat e lojes dhe forcen e pushtetit per te “reformuar normat zgjedhore”.

Shikon nje Qeveri te kapur ne afera skandaloze korruptive me tendera aksesh rrugore e PPP, vjedhje fondesh publike etj, dhe jo vetem qe pushtetaret pergjegjes nuk cohen perpara drejtesise por akuzojne opoziten joparlamentare, e cila praktikisht ndodhet jashte sistemit politik e qeverises, per lobime e financime imagjinare.

Shikon nje Qeveri qe nen qeverisjen e saj Shqiperia behet hambari i hashashit te Europes dhe qender e shperndarjes te drogave te forta dhe fajin per kete e ka opozita, e cila gjoja po perhap “oponione negative” neper kancelarite perendimore me denoncimet e saj.

Shikon nje sistem drejtesie totalisht te vene nen kontrollin qeveritar dhe nje kushtetute te perdhosur dhe pergjegjesine kryesore per kete propaganda qeveritare ia dedikojne opozites, Presidentit te Republikes dhe vete shqiptareve qe protestojne per te drejtat themelore kushtetuese.

Shikon deshtimin spektakolar te kesaj Qeverie per te hapur negociatat me BE per te disaten here brenda disa viteve, per shkak te nje sistemi qeverises te korruptuar e te inkriminuar, dhe serisht faji i takon BE -se per problemet e saj te brendshme dhe opozites per kete ceshtje sepse protestat sensibilizuese te saj jane te “demshme” per Qeverine.

Shikon nje Qeveri qe censuron fjalen e lire, mendimin e lire, shprehjen e lire dhe median e pavarur dhe per kete pergjegjesit jane mediat, opozita dhe shqiptaret qe shprehen lirshem ne nje vend ne te cilen e drejta kushtetuese e promovon kete liri.

Shikon nje Qeveri qe ne vetevete misheron nocionin KCK duke zaptuar pasurite, pronat dhe financat e shqiptareve dhe nderkohe ne menyre qesharake ndermerr operacione policore hollivudiane me syze per te “kapur” KCK. Thua se kjo Qeveri nuk eshte e njejta me ate 7 vite me pare kur krimi e droga lulezonin sikurse po ndodh aktualisht.

Shikon nje kongres qesharak e propagandistik me te njejtet komedian e klloun politik qe premtojne gallata elektorale e cirk politik per mandate te treta e te katerta kur vendi eshte shpopulluar me keq se Afganistani, Siria e Iraku qe praktikisht jane ne gjendje lufte. Nderkohe qe biznesi po falimenton perdite dhe ekonomia eshte ne gremine. Dhe sigurisht edhe per kete fajin e kane vete shqiptaret qe duan kushte me te mira se “luksi” shqiptar qe ofron Qeveria.

Shikon nje kaste pushtetaresh qe nuk kane cfare alternative te ofrojne dhe ne vend te trajtojne problemet qe shqetesojne shqiptaret harxhojne shuma marramendese nga taksat e shqiptareve per te blere mediat dhe per te krijuar diversion e percare opoziten.

Shikon Kryeministrin qe merret me “ceshtje madhore nderkombetare” kur Shqiperia po vuan e heq shpirt, niveli i demokracise eshte ulur nďjeshem, papunesia mbizoteron, shendetesia ne ditet me te zeza te saj, dhe autokracia tashme eshte nje realitet. Dhe sigurisht per pushtetaret “fajin e kane shqiptaret dhe opozita”.

Ky mjerim dhe absurditet qeverises do te marre pergjigjen e merituar shume shpejt nga vota e shqiptareve dhe alternativa opozitare me ane te zgjedhjeve te lira, te ndershme dhe demokratike. Askush nuk mund te dal mbi vullnetin dhe voten e ndershme te qytetareve shqiptare per demokraci dhe prosperitet.

Exit mobile version