Kur populli ngrihet fundërrinat bien, Basha: Liri a vdekje!

Një revoltë e madhe kombëtare ka sjellë djegien e zyrave në Kryeministri dhe ato të selisë qëndrore të parlamentit. Mijërat e protetsuesve të revoltur nuk janë nalur, por janë përballur me forcat e policisë në tentativën për të njollosur Kryeministrinë.

Me bomba molotov i kanë vendosur flakën zyrave ndërsa beteja vazhdon nga moment në moment. Eshtë tashmë e qartë se kur populli ngrihet, fundërrinat bien. Revolta është e madhe dhe masa e madhe e protestuesve është e vendosur për të mos u tërhequr për asnjë moment.

Kryetari i PD Basha prej më shumë se 45 minutash po mban një fjalim motivues për protestën duke deklaruar se kjo është një betejë për jetë a vdekje për demokracinë.

Teksa situata para kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar, kryetari i PD-së Lulzim Basha, u ka bërë thirrje qytetarëve të mos largohen, të jenë të bashkuar dhe të mos i tremben gazit lotjsellës të policisë.

“Nuk ka gaz lotsjellës e brutalitet policor ta ndalë e ta shpërndajë vullnetin tonë sot. Bashkohuni miqtë e mi, vëllezër e motra. Protesta vazhdon e do të vazhdojë. Beteja do të vazhdojë deri në fitore. E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa. Asgjë më kriminale nuk ka se pasi të vjedhësh taksat e popullit ti përdorësh ato për të helmuar protestuesit.

Prandaj si garancia e vetme për kushtetutë dhe ligj, me një kërkesë, me një mision, me një qëllim, “E duam Shqipërinë sie gjithë Evropa”, deklaroi lideri i opozitës.

Ai u shpreh se nuk do të cënojnë efektivët, dhe qëllimi i protestës është për t’i dhënë mesazh të qartë kryeministrit Rama, që qytetarër nuk do të ndalen.

“Asnjë prej nesh këtu nuk ka ardhur të lëndojë e të prekë asnjë prej vëllezërve dhe motrave tona me uniformë. Qëllimi ynë këtu është të dërgojmë një mesazh të prerë dhe final kryehajdutit, kryebanditit në krye të qeverisë s ëpaligjshme, EdiRamës dhe skotës së tij të hajdutëve.

Dhe mesazhi ynë për të është Ndaj le të vazhdojmë miqtë e mi qëndresën tonë, misionin tonë, protestën tonë, sepse misionin tonë nuk ka forcë që ta ndalë.këtë betejë ne nuk e bëjmë për pushtet, këtë betejë ne nuk e bëjmë për parti, këtë betejë ne nuk e bëjmë për karrige, këtë betejë nuk e bëjmë për mandate. Mandatet tona ishin të vetmet mandate të pastra nga krimi dhe paratë e drogës, por ne ua kthyem qytetarëve”, u shpreh Basha.

Exit mobile version