Kur pusheti, Sali Berisha, oligarkët, korrupsioni dhe krimi bëhen bashkë për të shantazhuar gazetarët

Nga Rigels Seliman

Në Shqipërinë e sotme, një shqetësim i madh që ndan çdo gazetar është rreziku i ushtrimit të presionit nga ana e oligarkëve dhe pushtetarëve, të cilët përdorin çdo mjet të mundshëm për të frikësuar dhe ndaluar mediat ku ata punojnë të raportojnë për aferat e tyre. Ky është një fenomen që ka marrë përmasa të frikshme, ku gazetari është më shumë një shënjestër e presionit se sa një përfaqësues i të vërtetës. Aferat e korrupsionit dhe lidhjet mes krimit, shtetit, segmente të caktuara të opozitëe me Sali Berishën “non-grata” dhe oligarkisë janë bërë kaq të thella sa që asnjë mundësi për të denoncuar nuk mbetet pa pasur pasoja të rënda për ata që guxojnë të flasin.

Gazetarët, të cilët duan të zbulojnë të vërtetën, përballen me kërcënime të drejtpërdrejta dhe indirekte. Oligarkët dhe pushtetarët përdorin gjithashtu paditë gjyqësore si një mjet për të ndëshkuar gazetarët, duke i detyruar ata të kalojnë nëpër procese të pafundme ligjore që i ngarkojnë me kosto financiare dhe të ndikojnë në reputacionin e tyre. Ky është një mekanizëm i pushtetit të orkestruar, që ka si qëllim të trembë gazetarët dhe të shtyjë median të heshtë përballë abuzimeve dhe korrupsionit, sikundër ka ndodhur me mua në disa raste.

Gazetarët që përpiqen të thyejnë këtë klishe, shpesh përballen me izolim profesional dhe personale. Ata që guxojnë të denoncojnë lidhjet mes krimit dhe shtetit, shpesh përballen me kërcënime fizike dhe shpifje të orkestruara. Të gjithë këta faktorë bashkohen për të krijuar një atmosferë ku liria e shtypit është në rrezik të vazhdueshëm.

Në këtë klimë, gazetarët janë të detyruar të bëjnë zgjedhje të vështira: të heshtin dhe të mbijetojnë në një sistem që është i kapur dhe i korruptuar, ose të luftojnë dhe të bëjnë gjithçka për të pastruar emrin e profesionit të tyre, pavarësisht kërcënimeve dhe frikës. Ky është një proces që vështirë se mund të zhvillohet pa mbështetje nga shoqëria dhe institucionet ndërkombëtare, të cilat duhet të ndërhyjnë për të garantuar një mjedis të lirë dhe të paanshëm për shtypin. Në një Shqipëri ku krimi, shteti, segmente te opozitës, korrupsioni dhe oligarkia janë bërë njësi të pandashme, lufta për lirinë e medias është gjithashtu një luftë për të ardhmen e shoqërisë.

Artikulli paraprakDaku dhe Laçi në rritje te Kombëtarja, 3 legjionarëve të tjerë u bie vlera e kartonit (EMRAT)
Artikulli tjetërMbro institucionet nga Pushteti dhe Dhuna