Kreu i Grupit pralamentar të PD, Edmond Spaho ka komentuar raportin e fundit të Antidrogës Italiane, duke u shprehur se ky Raport i çjerr maskën, qeverisë shqiptare dhe nxjerr në dritë të diellit situatën dramatike në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e drogës.
“Pavarësisht përrallave të kryeministrit dhe sejmenëve të tij, që është eleminuar kultivimi i kanabisit, në vitin 2017 është kapur në Itali 2 herë më shumë drogë se ne 2016 që ishte vit rekord.
Jemi vendi i parë i origjines për kanabisin që i dërgohet Europës. Grupet kriminale shqiptare janë përhapur gjerësisht në trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut.
Paraja e grupeve kriminale është rritur ndjeshëm dhe ato pastrohen lehtësisht në Shqipëri. Arsyet janë në kriminalizimin e plotë të qeverisjes dhe institucioneve. Kumbari Rama ka ngritur narko shtetin ku qeveria, policia, ushtria, prokuroria dhe një bankë punojnë për narkoshtetin dhe Kumbarin. Prandaj nuk na hapen dyert e Europës dhe jemi bërë delja e zezë e saj”, shkruan Spaho.