Gjatë takimit me të rinjtë në Tiranë, drejtuesi politik i Koalicoonit Euroatlantik, Lulzim Basha, tha se 11 maji është çelësi për të hapur portën për të ardhmen e gjithësecilit prej të rinjve dhe është ilaçi për t’u shëruar e për t’u shkëputur një herë e mirë nga ky makthi i korrupsionit.
Ai tha se një prind nuk mund të pranojë që pasi ka 12 vite që e vjedhin, e gënjejnë, e mashtrojnë, i mohojnë mundësinë për të investuar për fëmijët e vet, pastaj i thonë hajde prap hidhe votën këtu. Basha u shpreh se kush ia jep votën Edi Ramës, është çyryk.
Sipas tij, për t’u shëruar prej saj më 1 maj vota duihet të shkojë tek Koalicionin Euroatlantik numrin 4, si e vetmja alternativë e cila u jep zgjidhje reale problemeve të shqiptarëve.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Si mendoni ju, e ka gabim apo e ka të drejtë që u thotë çyryk njerëzve? Për herë të parë edhe unë duhet ta pranoj që Edi Rama ka pjesërisht të drejtë: të gjithë ata që votojnë Ramën, janë çyryk. Çyryk të mendjes, çyryk të shpirtit. Se si mund t’i thuash ndryshe një prindi që pasi ka 12 vite që e vjedhin, e gënjejnë, e mashtrojnë, i mohojnë mundësinë për të investuar për fëmijët e vet, dhe pastaj i thonë hajde prap hidhe votën këtu. Si i shikon ky prindër fëmijët në sy? Me çfarë guxcimi, me çfarë morali?! Padiskutim ky është çyrykllëk politik, por nuk është sëmundje e pashërueshme. Nuk është sëmundje e pashërueshme, shërohet në momentin që e kupton që ke një vartësi, një sindromë e Stokhomi – i thonë kësaj, të kanë marrë peng trurin. Çliroje trurin, hidhe votën për numrin 4, dhe më datë 12 maj i çliruar do t’i shohësh fëmijët e tu. Objektivi jonë është të shërojmë sa më shumë shqiptarë dhe shqiptare. Kështu që kjo është një punë e madhe edhe për ju të rinjtë, sepse për ju është shumë më e lehtë ta shikoni dritën e të vërtetës, ta shikoni të bardhën për të bardhë dhe të zezën për të zezë, e jo t’i ngatërroni. Ta bëni këtë edhe me shoqërinë tuaj dhe bashkëmoshatarët tuaj, por ta bëni po kështu edhe me prindërit e t’i thoni më 11 maj vota është çelësi për të hapur portën për të ardhmen time, për të ardhmen e gjithësecilit prej të rinjve, e shokëve, miqve që keni, në shkollë në universitet e kudo ku jeni, më 11 maj është ilaçi për t’u shëruar e për t’u shkëputur një herë e mirë nga ky makth 12 vjeçar, për të refuzuar edhe 4 vite të tjera katastrofë për ekonominë shqiptare, për rininë shqiptare, për emigracionin dhe për të përqafuar të vetmen alternativë e vcila ju jep zgjidhje reale të problemeve tuaja, Koalicionin Euroatlantik numrin 4.