Nga Hamza HATIKA
Megaprojekti abuziv, “Kombinart” me një milionë metra katrorë prezantuar, pa investues dhe zbatues, e bëri kurbanin e tij të parë, pallatin 140-të në Kombinat-Tiranë.
Banorët nuk janë njoftuar dhe nuk kanë firmosur asnjë kontratë me bashkinë, përjashto ndonjë i paguar nën dorë që hesht i friguar dhe i turpëruar nga opinioni si tradhëtar.
Selia Blu, denoncoi në terren pallatin 140-të, i cili ekziston në letra për Bashkinë, por prishja e tij u bë sikurse edhe me Teatrin Kombëtar.
“Ky pallat sipas vendimit të këshillit bashkiak nuk është shembur akoma”, ndërkohë që aty tanimë janë vetëm rrënojat e tij!
Bashkia nuk e ka kundërshtuar akuzën, por vazhdon të botojë lajmet e kuruara që i vetpërgatit dhe shpërndan në media-kazanët e saj besnikë.
Banorët janë larguar ku të munden dhe nuk mblidhen dot prej 26 nëntorit 2019, as për protesta apo edhe takimet që janë të ndaluara në këto kohë pandemie.
Kohë të arta po përjeton krimi politiko-mafioz me këto mega vjedhje, “sebepi tërmeti”!
Abuzime miliarda eurosh të certifikuara edhe ndërkombëtarisht nuk po e frenojnë sado pak marrëzinë e kupolës mavi!
Në raportin e gushtit të vitit 2020, “flukset financiare të paligjshme në Shqipëri”, hartuar nga “Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar”, konstatuan se rreth 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në periudhën 2017-2019 në kryeqytet, nuk i justifikojnë dot as edhe 10% të burimeve të tyre financiare?
Për këtë periudhë 3 vjeçare janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro sipas raportit.
Trendi është në rritje galopante në prag zgjedhjesh!
Uria e krimit politiko-mafioz të dashuruar marrëzisht me betonin nuk po njeh më limite “orgjish dhe orgazmash”!
“Task Forca Financiare e MONEYVAL”, në shkurt 2020 do të theksonte se; ne jemi i vetmi vend europian që hyjmë në “zonën gri” për pastrimin e parave duke u renditur përkrah shteteve të botës së tretë.
Dhe ankohen Rilindasit pse nuk po hapen negociatat dhe po shtohen kushtet e BE-se, nga 5 ne 15…?!
Po ashtu, “Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit”, vëren se pastrimi i parave në Shqipëri lidhet me “investimet në pasuri të patundshme dhe marrëveshjet zhvilluese të biznesit të krimit”.
Në vitin 2020 prokuroria Italiane lëshon fletë arresti për, Andrea Miglioranzin, si edhe hap dosje hetimi për kryetarin e bashkisë në Verona Flavio Tosin si të përfshirë në pastrimin e parave të Ndraghetës me Erion Veliajn.
Vetëm disa muaj pasi ishte bërë kryebashkiak, Erion Veliaj, do të firmoste një kontratë me afat prej 84 vitesh me kompaninë italiane “Amia Verona”.
Kjo kompani e krijuar në kryeqytet me emrin, “Eco Tirana” ka patur partner pikërisht të akuzuarit si pjestarë të organizatës mafioze.
Në janar të 2021, prokuroria e Antimafias italiane nxjerr mbi 50 fletë arreste dhe u dorëzon gazetarëve mbi 1600 faqe përgjime të bashkëpunëtorëve të Ndragheta-s, të cilat na dërgojnë deri tek Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj”, Erion Veliaj!
Tashmë, Prokurorët e Posaçëm Anti-Korrupsion po administrojnë shkresat në Bashkinë e Tiranës, për të zbuluar më shumë rreth përgjimeve të grupit mafioz Ndrangehta.
Arrestimet e radhës duket se do të zbresin deri në Olimp të koorrupsionit!
Lufta brenda llojit mes Tahirit dhe Veliajt u fitua nga ky i fundit.
A do jetë Rama tanimë në sulmin e radhës ndaj butaforisë së beniaminit të tij i cili u ngrit me një katapultim spektakolar e fluturoi aq shpejt dhe shumë lart në selinë rozë.
Ai tashmë po i kërcënon karriken edhe vetë liderit shpirtëror…!
Partia e traditës së kulisave dhe e grupeve armiqsore do ketë refrenin e radhës pas 25 prillit në duelin, Rama-Veliaj.
Humbja e Socialistëve dhe dosjet në SPAK, janë fantazmat e orës për Dyshen Roze pas fund Prillit!
Ambasadorit Italian Bucci, gjatë një interviste u shpreh se; janë mjaft përgjime që po presin të dalin me kohën pasi prokuroritë e dy vendeve po bashkpunojnë shumë mirë deri në finalizimin e dëshiruar nga drejtësia dhe populli, por jo nga politika.
Drejtorët dhe specialistët që kanë firmosur po përgjigjen përpara SPAK dhe “alarmi i kuq i drynave në zinj të burgut” duket se po troket edhe në bashkinë e Tiranës së 4 milonë metra katrorë ndërtimesh koorruptive!
Ndërkohë që Veliaj deklaronte se; unë do të mbahem mend si Kryetari që mbolli më shumë pemë sesa beton, sot simfonia e betonierave ulëret rrugëve si kuçedrat e përrallave me bajlozët e zinj.
A do të kemi një tjetër telenovelë si, Edi Rama me Bilalin ku shokët u dënuan dhe Ai jo me Veliajn?
Prokurori Fusha e mbylli dosjen e të ndjerit Arlind Gjoklaj dhe për këtë “firma Fusha” po mirë shpërblehet nga taksta tona për kokën e Veliajt.
A thua do të kemi një rikoshet të skenarit mbi viktima duke jua mbyllur gojën edhe SPAK-ut me miliardat e pista të betonit?!
Le të presim SPAK-un dhe drejtësinë e re si shancin e fundit të të bërit shtet të së drejtës.
Shteti ligjor me Edi Ramën, Erjon Veliajn, Arben Ahmetaj dhe Belinda Ballukun, nuk po funksionon aspak normalisht, por vetëm në shërbimim të një grupi oligarkësh, disa prej tyre nën akuza koorupsioni.
“Sipas KLSH-së, jo vetëm Qeveria e Rilindjes vjedh një miliardë euro në vit, ose 7.2 ne 8-vjet, por edhe bashkia e Tiranës ka realizim minimal për detyrimet për shërbimin e borxhit ndaj Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për nën-huatë e marra për zhvillimin e disa projekteve.
Dosja e SPAK-ut ka shkuar për dijeni edhe në Ambasadën Amerikane në Tiranë, e cila po e monitoron punën e organeve hetimore me lupën e saj me zero tolerancë.
Me në krye Erion Velinë, Tirana është shndërruar në një ndër qytetet më të ndotura në Europë e në botë dhe sipas një raporti të botuar nga “Agjencia Evropiane e Mjedisit”, njerëzit në Shqipëri kanë më shumë shanse të vdesin nga kjo ndotje.
Duke renditur gjithë këto fakte dhe raporte negative ndërkombëtare ndaj Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, po banorët e Kombiantit akoma po presin një zgjidhje ligjore dhe të drejtë nga Erion Veliaj dhe mafia e betonit, apo do të protestojnë deri në fund për të mbrojtur pronën e jetës së tyre?
Heshtja e banorëve dhe e opozitës është kapak floriri për mafien në sfidën e saj të radhës ku drejtësia e trupmpetuar si magjia e shekullit do të dihet të shërojë një herë të vetme disa plagë kurative shqiptare.
Nëse akoma do vazhdojë kjo tragjeti e mirë organizur prej 16 muajsh me tokat dhe pallatet në Kombinat, Rilindasit do të forcohen përfundimisht si ekonomikisht edhe politikisht.
Shpërngulja me dhunë e autoktonëve si edhe blerja e pronave më pas nga socialistët, u krijon atyre blloqe dhe zona të pastra militante si edhe u pastrohen miliardat e drogës.
Ky mbetet qëllimi i tyre final, largo vendasit dhe ofro krahun socialist në grupe për të pasur edhe sloganet e radhës se; “skakohëpërpushim” ne ndërtojmë blloqe, lagje e qyteza, qendra e rilindje urbane për vetëm 8 vjet!
Pra, na duhet dhe një mandat i tretë dhe i vërtetë për të Rilindur Shqipërinë.
Në fakt, asnjë sondazh nuk i favorizon socialistët sepse asnjë rezultat pozitiv nga premtimet e tepsisë dhe media-kazanëve nuk po kemi këto tetë vite.
Votimet po ofrohen dhe vendimi i popullit në 25 prill u ka futur drithërimat të gjithë klasës politike, ku përgjimet e antimafias italiane dhe SPAK-ut nuk janë aspak qetësi e duhur për të fjetur të qetë të gjithë aktorët këtë fund Prilli 2021.
Banorët presin drejtësinë e mohuar, socialistët janë hedhur në sulm total në mbrojtje të pushtetit duke dërguar kudo fadromat me policinë ilegalisht ditën me diell edhe mbi pallatet që ekzistojnë akoma legalisht në hartat e Bashkisë.
25 prilli është ditë e vonuar për Kombinatasit! Deri atëhere, fadromat në emër të Rilindjes urbane do të kenë rrafshuar pallatet dhe banorët do të enden si një “popullsi Nomade” brenda vendit duke pritur mëshirën e frikshme të mafias socialiste.