Kurbini furnizon Durrësin e Kavajën me ujë, por në çezmat e familjeve ujë nuk ka!

Rreth 500 mijë abonentë të Durrësit, Rrogozhinës dhe Kavajës, furnizohen më ujë rregullisht nga pompat e Fushë-Kuqes dhe Milotit të Kurbinit, por për shkak të mungesës së investimeve nga ana e pushtetit qendror e lokal, në rrjetin e ujësjellësit të këtij qyteti nuk furnizohen me ujë rregullisht 75 mijë banoret e Kurbinit.
Në Laç furnizimi me ujë bëhet vetëm 2 orë në ditë! Shkak i kësaj situate paradoksale, është fakti se qeveria, nuk e ka parë të arsyeshme të investojë në motorpompa në stacionin e ujësjellësit, që furnizon qytetin dhe zonat përrreth.
Amortizimi i rrjetit të ujësjellësit, është një problem i vjetër, pasojat e të cilit kanë filluar të ndihen prej kohësh, por askush nuk është shqetësuar për këtë situatë. Mesa duket, pushtetarët nuk e kan në axhendën e tyre një çështje kaq parësore, pasi shtrimi me mermer i sheshit nga kompani të dërguara nga shefi i qeverisë dhe lyerja e fasadave, janë prioritet.
Nga ana tjetër Bashkia e Kurbinit, nuk i ka asetet njerëzore në gjirin e saj për të kërkuar ndihmë nga donatorët ndërkombëtarë, pasi ata kanë kritere të forta financimi, që lidhen mbi të gjitha me besueshmërinë dhe garancinë e finalizimit me sukses të projektit.

Si pasojë e amortizimit të tubacioneve dhe ndërtimeve pa kriter, uji i pijshëm në familjet Kurbinase shkon i ndotur, teksa të pretendosh për 24 orë ujë pa ndërprerje në një qytetet, që ka burime ujore të furnizojë gjysmën e Shqipërisë, kam përshtypjen se është luks për ne banorët e Kurbinit, që detyrohemi të blejnë ujë të ambalazhuar, ose ata që nuk kanë mundësi ekonomike, mbushin bidonat tek stacioni i trenit.
Drejtoria e Ujësjellësit Kurbin, nuk ka kompetenca të plota për të menaxhuar sistemin e pompimit të Fushë-Kuqes e Milotit, pasi urdhrat vijnë nga Tirana e kjo ka sjellë edhe më shumë probleme në menaxhimin e këtij aseti jetik, që shumë qytete në botë do ta ëndërronin.
Kurbinit i ka dhuruar natyra asete me bollëk, por grykëset e bardha, mendjengushtësia dhe babëzia e qeveritarëve, kanë bërë që këto burime që mund të siguronin mirëqenien e dhjetra familjeve të kësaj treve, të shërbejnë vetëm për pasurim pa kriter të pushtetarëve në Durrës e Tiranë.
75 mijë banorët e Kurbinit, për qeverinë janë vetëm një statistikë, pasi investimet e qeverisë shkojnë në ato njësi vendore që janë bastione të Partisë Socialiste. Kur sot diskutojmë mungesën e ujit, imagjinoni se si janë rrugët e kësaj zone, që njohin vetëm asfalt provizor elektoral.
Elton LASKA

49432699 10216244305155149 5852456371789758464 n

Artikulli paraprak“Drejtorët e Ramës kanë nisur të flasin, thonë që urdhrin e dha kryeministri”!
Artikulli tjetërFutbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta Vasillaq Zëri