Kurbini, pjesmarrje masive në protestën e 2 qershorit në Tiranë

Qytetarët e Kurbinit do të marrin pjesë masivisht në protestën e 2 qershorit në Tiranë. Kreu i grupseksionit i degës së PD në qytetin e Laçit, Danjel Gjoka shprehet se, armata e demokratëve kurbinas do të tregojë vullnetin dhe mbështetjen e madhe në protestat deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Danjel Gjoka, kryetari i grupseksionit në qytetin e Laçit, ka folur për gazetën RD, i cili ka rrëfyer se qytetarët kurbinas po kalojnë krizë të lartë, nga mungesa e të ardhurave financiare, papunësia, mungesa e infrastrukturës dhe e shërbimeve publike, gjë të cilën po e provojnë çdo ditë. “Rama ik” është pak për këtë qeverisje ta kapur nga krimi, por ajo që do përçojmë ne është dhënja llogari para drejtësisë për tërë qeveritarët e korruptuar.

Danjel Gjoka siguron demokratët kurbinas se vendosmëria e liderit të opozitës z. Basha për largimin e kësaj qeverie është e padiskutueshme, ndaj ai fton tërë qytetarët e Kurbinit për të treguar vullnetin në refuzimin e çdo vendimi të marrë nga kjo qeveri e mbytur nga krimi, sa i përket dhe zgjedhjeve vendore.

Kreu i PD,Lulzim Basha do të organizojë të enjten një tjetër takim me qytetarët e Kurbinit, për t’i paraprirë protesëtës madhështore të 2 qershorit në kryeqytet. Sakaq Danjel Gjoka premton se kurbinasit janë në mbështetje të vazhdueshme të iniciativës së opozitës së bashkuar për të vijuar me protesta deri në largimin e këtij kryeministri dhe kësaj qeverie që varfëroj ndjeshëm shqiptarët- ka përfunduar prononcimin Danjel Gjoka.

Ahmet ZANI

1 43

2 40

Artikulli paraprakKandidatja e Ramës në Durrës, bashkëpunëtore me bandat dhe Dakon në blerjen e votave
Artikulli tjetërDeputeti i PS shkon të grabisë pronën në Sarandë, por ia mbath me vrap nga ndjekja e banorëve…