Kurbini vërshon nesër në revoltën para Kryeministrisë, në protestë edhe mjaft të majtë!

“Protestës së 2 qershorit priten t’i bashkohen dhe mjaft nga simpatizëntët e së majtës”! Kështu është shprehur kreu u degës së PD, Kurbin Behar Haxhiu. Kjo ishte e pritëshme që shumë banorë nga e majfta kanë shprehur pakënaqësitë ndaj kësaj qeverie. Ky është mesazhi më i fortë, që Kurbinasit tashmë nuk kanë dallime partiake, ishte thirrja nga foltorja e drejtuar qytetarëve kurbians pikërisht nga Behar Haxhiu që mos të krijoheshin konflikte në zgjeëdhjet që kërkon të mbajë Edi Rama.

Apeli i Haxhiut ishte mjaft kuptimplotë duke u larguar nga ky proçes fantazmë, ndaj dhe një pjesë e qytetarëve të së majtës do i bashkohen protestës së opozitës së bashkuar në sheshin pranë kryeministrisë. Mjaft nga simpatizantët e së majtës do të braktisin zgjedhjet, janë larguar tashmë nga sistemi i gabuar i një kryeministri që braktisi tërë shqiptarët, që dëmtoj një sistem demokratik, të ndërtuar me shumë sakrifica, duke burgosur të pafajshmit dhe mbështetur klikën e krimit.

Protësta e 2 qershorit sipas Behar Haxhiut është një shkëndijë tjetër që do tregojë vullnetin e madh për mos u tërhequr asnjë hap pas. Një tjetër mesazh i kreut të degës së PD-së në Kurbin Behar Haxhiu është, se nga Kurbini i vjen fundi i kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. protesta ka një mbështetje të fuqishme nga qytetet dhe fshatrat e Kurbinit.

Ahmet ZANI

Artikulli paraprakJa pse më 2 qershor populli do shpërthejë në revoltë!
Artikulli tjetërTërmeti në Korçë, Basha kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme!