“Kurrë s’e kam vërejtur këtë pesimizëm”!

Nga Jorida TABAKU

Kam që prej vitit 2009 që dal të takoj së paku një herë në muaj bizneset e njësisë 8, por kurrë nuk kam vërejtur në fytyrat e tyre pesimizmin që vërejta sot. Kurrë më parë nuk kisha parë mbi 20 biznese të mbyllura që kishin ulur qepenat që të hënën në një nga pjesët më të populluara në qytet.
Në ato pak biznese që gjeta hapur dhe që bisedova me pronarët apo shitësit dëgjova të njëjtin refren “Taksat e larta, çmimi i lartë i ujit, çmimi i lartë i dritave.” Dikush kish vendosur të hiqte nga fitimi i tij, pra buka e gojës së tij, për të paguar taksat e qverisë pa rritur çmimin e produkteve. Nuk kishte si të vepronte ndryshe pasi dhe me këtë lëvizje sërishmi konsumi ishte në kuotat minimale.
Ndër ushqimore ankoheshin për taksat e larta lokale përtej taksave të larta të qeverisë, ndërsa TVSH-ja për biznesin e vogël është përkthyer në thuajse përgjysmim të fitimit për bizneset.
Pjesa e mbetur e bizneseve kishin ulur qepenat, shiteshin ose jipeshin me qira. Biznese që muajt e fundit më kanë përshkruar gjendjen e rënduar financiare, listat e borxheve dhe taksat e rritura. Thirrjes së tyre qeveria u përgjigjet me heshtje apo me tatimorë që i çon tek dyert e dyqaneve. Karrota dhe shkopi, është metoda e kësaj qeverie. Sipërmarrja e lirë nuk është në frymën dhe filozofinë e saj.
Më 16 shkurt duhet të jemi të gjithë në shesh, qytetarë të njësisë 8, sipërmarrës të njësisë 8 pasi duhet të tregojmë se askush nuk e shtyp dot lirinë e fituar me mund. Dhuna e taksave të padrejta nuk duhet të shtypë lirinë e gjithsecilit prej nesh.

2 2

3 1

4 1

5 1

6 1

Artikulli paraprakSkandali/ Veliaj i jap 8 milionë euro Klodian Zotos së inceneratorëve, Tirana e mbytyr nga plehrat
Artikulli tjetërPritje madhështore në Laç, qytetarët dynden për t’i dhënë dorën Bashës!