Levizjet e PD, pas ngjarjeve qe dihen tashme, nuk ishin perseri ne favor te Bashes apo te PD! Ndoshta, Basha me te drejte ne nje forme te tille presioni, ka menduar per te mbajtur te bashkuar PD dhe per te mos hapur me plage te tjera! Pra, perseri s’ka mendur per veten e tij, por ndoshta me altruizem, ka besuar e ka menduar tui jap perseri besimin atyre qe nuk e kane merituar dhe nuk e kane kuptuar drejte me situaten qe po kalon kjo force politike!
PD, mori vendime dhe beri kuvendin e dhjetorit, por edhe disa mbledhje te Keshillit Kombetar, qe per te thene te verteten, pertej sulmeve dhe goditjeve tragjike, arriti te mbijetonte dhe te kishte strukturat e saj te bashkuara qe moren edhe koston e sfides!
Ne kete realitet, por ndoshta edhe nga frika se mos do te kishte rrjedhje nga grupi i PD, Basha nuk zgjodhi ate me te veshtiren per te mos e hapur partine me elemente te rinj, por te forconte deputetet e grupit parlamentar, duke ju dhene angazhime me shume se e meritonin, me shume se mundnin nga kapacitetet e tyre e per me teper edhe me shume sesa ishte e nevojshem!
Keshtu, disa deputet moren poste te reja te rendesishme ne forumet drejtuese, ne grupin parlamentar, por edhe ne delegime politike ne disa bashki ku do te zhvilloheshin zgjedhjet! Une, mendoj dhe kam besimin se keto vendime te marra nga Basha dhe PD, nuk ishin krejt te natyrshme dhe po ashtu te domosdoshme, por kam pershtypjen se ai ne cilesine e liderit ka qene vazhdimisht nen presion e thuajse ne gjendje shantazhimi, se “nese nuk na jep kete, nese nuk me ben keshtu,” ne do te largohemi!
Ky ne fakt, ashtu siç e kam thene, ka rezultuar nje kurthe i dyte i Bashes, qe nuk duhet te binte! Deputetet nuk jane te tille, sepse e kane mandatin ne doren e tyre, por fale edhe besimit e mundesise se kandidimit te dhene nga Basha qe ata te kishin mundesine te uleshin ne Parlament! Pra, per ta te qenit deputet duhet te konsiderohej privilegje, besim i dhene nga Basha ne cilesine e Krytarit te Partise, por edhe respekt per te gjithe ata demokrate qe i votuan!
Perqendrimi, i shume pushteteve, ndoshta edhe te pamerituara ne nje grup te vogel, qe jane deputete, anetare Kryesie, Sekretar te ndonje sekratariati, apo edhe te deleguar politik ne ndonje rreth, e benin dhe po e bejne Bashen akoma me te shantazuar ne nje moment kritik si ky! Prandaj, kam qene dhe i jam i idese, se deputetet duhet te ndahen nga funksionet me te larta te forumeve e po ashtu as nuk duhet te jene te deleguar politik ne asnje zone elektorale.
Basha, duhte te bej ate qe duhet te kishte bere qe me rastin e Kuvendit te dhjetorit, partine ta hapte per prurje te reja, me energji te reja, qe politiken e kane idel, mision, filozofi, angazhim serioz, beteje, sakrifice dhe po ashtu akt patriotizmi ndaj vendit dhe demokracise.
Basha, nuk eshte akoma vone ta marr seriozisht kete aksion, qe do t’i bente mire PD dhe po ashtu do te ballanconte ekuilibrat e brendshem, duke mos u dhene gjithcka deputeteve, apo personave, qe sa del nje re e zeze ne qiell, jane te paret qe duan t’ia mbathin per te gjetur strehim ku te mundin, edhe aty ku nuk duhet!
Partia Demokratike, eshte prone e demokrateve dhe e Shqiperise! Prandaj, nuk mund te lejohet qe nuk grup personash te kene gjithcka, dhe ata qe jane demokrate te vertete, qe sakrifikojne ne beteja elektorale te konsiderohen vetem hambar votash dhe njerez sakrificash! Une, kam besim se Shqiperia ka pafund djem e vajza, demokrate e te djathte, shume me te mire se disa qe sot ka PD, per ta ringritur ate ne piedestalin e ngjarjeve historike dhe te betejave te reja me te cilat, po perballet jo vetem PD si subjekt politik, por i gjithe sistemi politik shqiptar!
Basha, nuk duehet te vazhdoj me vetem me filozofin e mbrojtjes, sepse sulmet tashme jane kthyer ne 24 ore, njesoj si kunder ukrainavsve! Por, duhet te kthehet ne nje sulmues i forte per tu paraprire ngjarjeve dhe po ashtu per te mbrojtur siç duhet PD dhe demokratet e vertete!