Kusari: Deputetët e PDK-së, fyen dhe kërcënuan ministren e Jashtme

Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari ka mbajtur në konferencë për media lidhur me seancën e sotme plenare, ndërsa tha se tensionimi i situatës në Kuvend erdhi pas fyerjeve dhe sharjeve në drejtim të ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Ajo tha se qasja që sot synohet të ndërrohet e vërteta me atë që ka ndodhur në vitin 2015, kush e promovoi, kush e votoi dhe kush e instaloi Gjykatën Speciale dhe si sot e perceptojnë dhe deklarohen të njëjtit është për keqardhje.

“Media të nderuara keni qenë në sallë dhe mund t’i nxirrni pamjet, ndoshta dhe zërimin e fyrjet dhe fjalët që deputetët e partisë demokratike që i kanë bërë. Në veçanti në eskalimin e gjuhës nga deputeti Ardian Kastrati, nga deputeti Memli Krasniqi dhe shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard tahiri.

Ajo tha se historia nuk është aq e largët për t’ju kthy të gjitha deklarime të krerëve dhe përfaqësuesve të PDK, tek ata që ishin në kundërshti të Gjykatës Speciale.

“Dhe sot të krijohet kauzë e rreme nga e njëjta parti ndaj zyrtarëve të qeverisë dhe deputetëve është e papranueshme”.

Ajo tha se Kuvendi ka qenë arenë e dramave edhe më herët… “ka pas raste kur deputetë të pozitës që kanë qenë kanë akuzuar për vrasje e pastaj kanë vazhduar të bashkë qeverisin”.

Kusari më tej tha se nuk mund t’i thotë fjalët që deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi i ka drejtuar kah deputetët.

“…Nuk mund të them fjalët që deputeti Memli Krasniqi i ka drejtuar kah deputetët… Deputeti Krasniqi ka treguar se nuk e ka as nivelin minimal të mirësjelljes… sharjet e ofendimet nga vendi janë diçka e padëgjuar për mua personalisht në Kuvendin e Kosovës”.

Kusari theksoi se duke dalë nga salla deputetët i intensifikuan ofendimet, sharjet ndaj ministres Gërvalla dhe më pas ministri Peci është ngrit në këmbë për t’i ndalë dhe për t’iu thënë se nuk mund të sillen kështu me një grua.

“Fatmirësisht nuk ndodhi përleshja, ka pas shtyrje. Aty nuk e kam dëgjuar saktë, por kam dëgjuar që ka pasur fyerje e sharje vazhdimisht…”, tha Kusari.

Sipas saj, ofendimet dhe cinizmat që i bëhen udhëheqësve gra nuk janë për herë të parë dhe njëjtë tha se ka ndodhë edhe Arbërie Nagavci ku në vazhdimësi i adresoheshin fjalë nga karriget dhe ndaj Vjosa Osmanit sa ishte në krye të Kuvendit.

“Vënia në thumb e grave udhëheqëse të seancës po del të jetë standard i disa deputetëve aty…”, tha ajo, duke shtuar se nuk do të lejojnë në qasje të tillë në Kuvend.

Exit mobile version