Kush e çoi drejt pushkatimit inxhinierin e njohur! Historia e gjeologut të vrarë në ’76-n! Si e akuzuan për “sabotim në sektorin e naftës” dhe “agjitacion e propagandë”

Industria e naftës ishte një ndër sektorët më të rëndësishëm dhe më fitimprurës të ekonomisë, në të cilën regjimi komunist, pas shtetëzimit të kompanive italiane në vitin 1945, vendosi të niste kërkimet dhe shfrytëzimin e saj me ndihmën e specialistëve të ardhur nga Bashkimi Sovjetik.

Në vitin 1949, u mor vendimin për ngritjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Kombinatit të Naftës, në Kuçovë, ndërsa në vitin 1965 u ngrit Instituti i Naftës menjëherë pas prishjes së mardhënieve me Bashkimin Sovjetik. Përpjekjet e inxhinerëve dhe specialistëve shqiptarë në vite, bënë që prodhimi i naftës e gazit të arrinte pikun në vitin 1974, me 2,248,227 tonë. (Sipas AKBN).

“Nafta çan bllokadën” propagandonte regjimi, ndërsa për çdo avari në këtë sektor bënte gati goditjen e radhës, duke ndëshkuar inxhienerët që më parë kishin zbuluar tonelata naftë dhe ishin nderi i këtij sektori. Arrestimet e pjesës më të madhe të inxhinierëve të naftës u kryen më 25 mars 1975 dhe pas disa muajsh hetuesie, mes trysnisë dhe torturave, u dënuan ne vitin 1976 inxhinierët: Filip Nashi, Beqir Alia, Koço Plaku, Protoko Murati, Milto Gjikopulli, Dhimitër Stefa, Jani Konomi dhe Nuredin Skrapari. Ata u akuzuan si sabotatorë të pushtetit, për agjitacion e propagandë dhe shkatërrim të pronës së përbashkët publike.

Sipas dokumenteve dhe dëshmive të të mbijetuarve të kohës, procesi u nxit nga disa letra anonim, u pasua me mbledhjet e Byrosë Politike dhe punës manipuluese nga ana e Sigurimit të Shtetit. Inxhinerët Koço Plaku dhe Milto Gjikopullin u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan, ndërsa trupi i Koço Plakut është ende i zhdukur. “Arrestimet e pjesës më të madhe të inxhinierëve të naftës u kryen më 25 mars 1975 dhe pas disa muajsh hetuesi, mes trysnisë dhe torturave, u dënuan ne vitin 1976 inxhinierët Filip Nashi, Beqir Alia, Koço Plaku, Protoko Murati, Milto Gjikopulli, Dhimitër Stefa, Jani Konomi dhe Nuredin Skrapari.

Ata u akuzuan si sabotatorë të pushtetit, për agjitacion e propagandë dhe shkatërrim të pronës së përbashkët publike. Sipas dokumenteve dhe dëshmive të të mbijetuarve të kohës, procesi u nxit nga disa letra anonim, u pasua me mbledhjet e Byrosë Politike dhe punës manipuluese nga ana e Sigurimit të Shtetit. Inxhinierët Koço Plaku dhe Milto Gjikopullin u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan, ndërsa trupi i Koço Plakut është ende i zhdukur”, shkruhej në njoftimin e Autoritetit të Dosjeve një vit më parë. Sipas AIDSSH, në dokumente jepen detaje për analizën vjetore të punës në sektorin e sigurimit të naftës në atë kohë, planin e masave agjenturore operative, informacion mbi avaritë e ndodhura në punën e kërkimit për naftë etj.

FATI TRAGJIK

Koço Plaku, lindi në vitin 1929, në fshatin Hoçisht të Rrethit Korçë. Mbaroi studimet për inxhinieri nafte dhe punoi në disa zona naftëmbajtëse në vend. U arrestua më datën 25 mars 1975. Me vendim nr. 13, datë 17 qershor 1976, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut, sabotim, agjitacion e propagandë», dhe për këtë e dënoi me vdekje (pushkatim), konfiskim të pasurisë së tij, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, si dhe heqjen e të drejtave për mbajtjen e dekoratave.

Që nga viti 2017, Bashkimi Europian po e mbështet Shqipërinë për gjetjen e personave të zhdukur gjatë regjimit komunist, sjell edhe histori ndërgjegjësuese të shqiptarëve që kanë vuajtur pasojat e këtyre ngjarjeve. Para pak ditësh BE ndau në rrjetet sociale historinë e Jovan Plakut i cili e pa imazhin e babait të tij për herë të parë në një fotografi të fshehur në një gardërobë të kyçur. Ishte 6 vjeç, nuk e kishte takuar kurrë dhe në shtëpi nuk ia përmendnin emrin. Jovani është djali i Koço Plakut, inxhinier i ekzekutuar nga regjimi komunist në Shqipëri në vitin 1976, pas një procesi gjyqësor të njohur si “Grupi i naftës”, ku dy inxhinierë u dënuan me vdekje dhe gjashtë të tjerë me burgim. I akuzuar për “sabotim në sektorin e naftës” dhe “agjitacion e propagandë”, trupi i Koço Plakut nuk iu dha kurrë familjes së tij pas ekzekutimit.

Ai dhe bashkëshortja u divorcuan pas arrestimit të tij, për të shmangur dënimin dhe internimin e gruas dhe djalit të tyre. Për shkak të divorcit, Jovani dhe nëna e tij nuk u informuan kurrë zyrtarisht për fatin e Koço Plakut. Deri në rënien e regjimit komunist, Jovani dhe e ëma kishin ende një shpresë të zbehtë se Koço Plaku ishte gjallë në ndonjë burg diku. Pastaj miqtë e babait të tij u liruan nga burgjet dhe nuk pati më vend për dyshim. Ai ndjeu se kishte një detyrë tjetër: gjetjen e eshtrave të të atit për t’i bërë një varrim të denjë. Koço Plaku është një ndër gati 6.000 personat e zhdukur gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Nuk dihet numri i saktë, por organizatat vlerësojnë se janë rreth 6 mijë shtetas shqiptarë që janë ekzekutuar, kanë vdekur në burgje apo kampe pune, eshtrat e të cilëve nuk u janë dhënë kurrë familjeve të tyre dhe as nuk janë gjetur pas rënies së regjimit. Ata u varrosën në vende të panjohura, ndonjëherë në varre masive pa shenja që do të identifikonin praninë e një varri. Deri në vitin 2018, shumë familje kanë kërkuar privatisht eshtrat e të afërmve, madje disa kanë arritur t’i gjejnë. Mirëpo, mijëra të tjerë si Jovan Plaku nuk i kanë gjetur, me gjithë përpjekjet dhe kërkimet e tij 30-vjeçare në vende të ndryshme.

Mbështetja e BE lidhet me fuqizimin e kapaciteteve teknike të Autoritetit të Dosjeve, prerogativat ndërgjegjësuese, si dhe duke rritur rolin e saj koordinues. Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) ka zbatuar dy projekte për një total prej rreth 1 milion euro kontribute të BE-së. Në shkurt 2024, nisi një projekt i ri “Mbështetja e drejtësisë tranzitore dhe ballafaqimi me të kaluarën në Shqipëri” me ICMP-në, që synon të rrisë angazhimin e institucioneve të shtetit shqiptar për zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur si trashëgimi e së kaluarës dhe rritjen e kohezionit social në Shqipëri.

Exit mobile version