Kush e financon përpjekjen anti-shqiptare të Edi Ramës?

Nga Spartak Ngjela

Edi Rama në Prishtinë doli hapur kundër shqiptarisë dhe interesit kombëtar. Çfarë pune ka kryeministri i Shqipërisë të kërkojë në Parlamentin e Kosovës individët shqiptarë që janë arrestuar dhe mbahen në Gjykatën e Hagës?

Pse antiamerikanizmi i Ramës do dëgjohet në Tiranë dhe në Prishtinë? Pse nuk e di politika amerikane që këtë përçarje ndëretnike dhe anti-perëndimore, Ramës ia kërkon Parisi dhe Beogradi, si gjithmonë, kundër shqiptarisë?

Qëndro i qetë, Edi Rama, në kutinë tënde se nuk e shkatërron dot ti shqiptarinë Shqipëri-Kosovë. E para, se je krejt i paaftë.

Dhe e dyta, se është politika amerikane që e shpëtoi konfliktin për Veriun e Kosovës, që ti dhe Ashim Thaçi deshët t’ia shkëpusnit Kosovës, domethënë shqiptarisë me ndërrimin territoresh.

E di ti Edi Rama që ndërrimi i territoreve për Veriun e Kosovës është tradhti kombëtare e mbetur në tentativë?

Dhe…

Prandaj qëndro në parametrat e shqiptarisë, se do të përfundosh më keq se Thaçi e të arrestuarit e tjerë që janë në Hagë.

Ri i qetë, Rama, se anti-shqiptarinë tënde dhe të Thaçit shqiptarët e kanë shkelmuar përfundimisht. Mbaje mend këtë!

Exit mobile version