Kush e fundosi dhëndrin e Berishës? Gazetarja tregon gjeneralin që “doli nga rreshti” dhe foli në SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha është politikani më i lartë që është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme.

Ndërkohë, GJKKO vendosi sot të lërë në burg Jamarbër Malltezin për kompleksin “Partizani”.

Por kush e fundosi Malltezin? E pyetur se cila mund të konsiderohet si pjesa e denoncimit apo dëshmisë në SPAK që ‘fundosi’ dhëndrin e ish-kryeministrit, gazetarja Anila Hoxha tregoi për “Top Story” rastin e një ushtaraku që “doli nga rreshti” dhe foli hapur në SPAK.

Duma: Kush mund të konsiderohet si pjesa e denoncimit apo dëshmisë në SPAK që ‘fundosi’ Jamarbër Malltezin?

Hoxha: Nëse lexohet vendimi prej 199 faktesh të krijohet ideja se ishin ish-pronarët ata që po kryenin një shkelje. Por nëse vazhdon dhe ndjek logjikën e asaj që SPAK ka servirur, gjithmonë referuar masës së sigurisë sepse provat dhe faktet nuk janë bërë ende publike, kuptohet dëshmia e një gjenerali të lartë i cili ka qenë i drejtpërdrejtë edhe në daljet publike pasi është pyetur në SPAK.

Ai tregon të gjithë procedurën se si kishte kundërshtuar privatizimin e ‘KF Partizanit’ dhe në një moment, gjatë ballafaqimit me një nga ish-ministrat e Mbrojtjes, zotin Gazment Oketa, ai i kishte thënë se duhet ta firmoste atë shkresë ose do të kishte një masë disiplinore ndaj tij. Dhe sikurse tregon më tej zoti Qirjazi, kjo masë disiplinore ndaj tij ishte marrë.

Nga ana tjetër ka gjithashtu një dëshmi nga kreu i AKKP-së, e emëruar pasi i ishte kërkuar nga Jemin Gjana që të takonte kryeministrin e asaj kohe Sali Berisha. Berisha i komunikoi asaj emërimin në detyrë në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe më pas emërime të tjera që ishin bërë me kërkesa të caktuara.

SPAK ka kryer një analizë financiare, që kundërshtohet nga avokatët, sa i takon pastrimit të parave.

Exit mobile version