Kush e paguan fotografen e Ramës për të protestuar në SHBA?

Fotografja e Kryeministrit Edi Rama, me të mbërritur në New York ku shoqëron Kryeministrin në hapjen e ekspozitës së tij, ka marrë pjesë në një protestë të organizuar kundër Donald Trump, President i zgjedhur në SHBA. Videon e ka hedhur në rrjetin social Instagram, ku komenton se ka pasur dhe të arrestuar nga policia, duke i bërë jehonë njëkohësisht dhe çka po ndodh atje. Kjo është e pesta ekspozitë, që Rama hap jashtë vendit. Në fakt, ekspozita në fjalë hapet menjëherë pas zgjedhjeve në Amerikë, ku Rama ishte përgatitur të shkonte si triumfator pas deklaratave që bëri në “CNN” dhe një morie TV shqiptare kundër kandidatit republikan, Donald Trump. Vajza në fjalë, pra Blerta Kambo është pjesë e stafit të ngushtë të Edi Ramës, që e merr pas vetes kudo që shkon. Më parë, ajo ka punuar për revista të ndryshme në vend dhe ka qenë mjaft aktive në fushatat elektorale të Ramës. Njihet si mbështetëse e tij e flaktë dhe pjesëmarrja e saj në një protestë kundër kandidatit republikan është mjaft domethënëse në lidhje me atë se si ndjehet dhe çfarë mendon stafi i ngushtë i Ramës për zgjedhjet dhe fitoren e republikanëve atje.

Shpenzimet

E megjithatë Blerta është e lirë të mendojë dhe të përkrahë kë të dojë, ky nuk është problem shqetësues për shqiptarët. Problemi në këtë rast mbetet fakti, se me çfarë parash ka vajtur fotografja e Kryeministrit atje. Kush ka udhëtuar drejt Amerikës, e di fare mirë se një javë qëndrim në Manhhatan, është goxha i kushtueshëm. Rama ka një mori personash që merr me vete për çalltisjet e tij artistike, por asnjëherë s’ka marrë mundimin të tregojë se me paratë e kujt paguhen ata. Blerta është e lirë të komentojë dhe hedhë video në Instagram për fenomenet që e shqetësojnë, siç është dhe fitorja e Donald Trump në këtë rast, por më parë duhet të sqarojë se me çfarë cilësie ka vajtur atje dhe a është paguar nga paratë e buxhetit dhe taksapaguesve shqiptarë? Pas kësaj duhet ta bëjë dhe Endri Fuga, këshilltari për mediat dhe të gjithë anëtarët e ahengut të Ramës. Hapja e një ekspozite, është një hobi i Kryeministrit dhe jo punë shtetërore ku mund të përdoren resurset e administratës, siç është në këtë rast zonjusha Blerta.

Kostoja e padeklaruar e ekspozitës

Edi Rama, në deklaratën e tij të pasurisë dihet se është një njeri që ka marrë kredi për të shlyer shtëpinë, kredi që e paguan gjysmë për gjysmë me bashkëshorten e tij Linda. Të paktën, kjo është ajo që ka thënë në deklaratën e tij të pasurisë. Nga të ardhurat e shënuara aty, ai nuk mund ta justifikojë në asnjë rast hapjen e një ekspozite në rrugën 57 të Manhattanit Lindor, një prej zonave më të shtrenjta të New Jork. Çmimi për marrjen me qira të një galerie në këtë zonë është rreth 2 mijë dollarë dita dhe Kryeministri do e mbajë hapur ekspozitën e tij për 40 ditë. Pra, vetëm shpenzime, qiraje shkojnë në rreth 80 mijë dollarë. Shtoi kësaj koston e transportit të pikturave dhe objekteve të qeramikës, që kanë kosto të veçantë transporti si vepra arti, më pas shpenzimet e tij të udhëtimit së bashku me shpurën kryeministrore, sepse ata mund ta duan shumë Kryeministrin po s’e beson kush se shkojnë me shpenzimet e tyre nëpër ekspozitat e tij. Atëherë kemi të bëjmë me një shpenzim rreth 300 mijë dollarë apo sa tre herë vlera e deklaruar për ndërtimin e shtëpisë së tij në Surrel.

A mori pjesë Rama në protestat antiTrump në New York?!

Ish-Kryeministri ka reaguar në lidhje me postimin e fotografes së kreut të qeverisë se, kishin ndjekur protestat kundër Trump në Shtetet e Bashkuara. “Fotografja e Edvinit, Blerta Kambo, që shoqëron Ramën, i cili ndodhet New York për motive personale me paratë e taksapaguesve, poston në FB e saj video nga protestat në rrugët e qytetit kundër Presidentit të zgjedhur Trump.
Duket se vetë ajo së bashku me Ramën kanë marrë pjesë në protestë, pasi në statusin e saj në FB që shoqëron videon, shprehet në shumës, çka lë të kuptohet që ajo në protestë shoqëron për shkak të detyrës bosin e saj. Ajo shprehet se: ‘ne’ me kuriozitet nisëm të ndjekim turmën… dhe më tej vazhdon: ne i lamë ata (protestuesit) para Kullës së Trumpit. A e ka fjalën për Ramën apo vetëm për Fugën apo për të dy kur thotë ‘ne’, këtë nuk e sqaron, sidoqoftë ky status në FB i Blertës së paku duket si një pilulë qetësuese për Ramën, i cili tani ka me vete edhe protestuesit, për të cilët mediat thonë se paguhen nga Soros, një kundërshtar i egër i mirënjohur i republikanëve!”.

Enton DACI

Artikulli paraprakEmailet e Wikileaks: 200 USD dita për protestuesit anti-Trump
Artikulli tjetërShqiptarët e përmbytur, Rama jetë luksi në SHBA